TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Dhjetor 2025, 11:40

Mbledhja e fundit për 2025, Rama u lë dy porosi socialistëve pas kthimit të Ballukut

Shkruar nga Pamfleti
Mbledhja e fundit për 2025,  Rama u lë dy porosi socialistëve pas
Rama në mbledhjen e PS

Deputetët e Partisë Socialiste janë udhëzuar nga Edi Rama të vijojnë punën në komisionet e posaçme parlamentare për Reformën Zgjedhore dhe Reformën Territoriale, pavarësisht bojkotit të paralajmëruar nga opozita.

Ky orientim është dhënë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, e cila po zhvillohet këtë të hënë në Kryesinë e Kuvendit.

Gjatë takimit, deputetëve u është theksuar se maxhoranca duhet të ecë përpara me agjendën e reformave, në përputhje me angazhimet e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke nënvizuar se nuk ka kohë për vonesa.

Në mbledhje marën pjesë Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila është rikthyer së fundmi në detyrë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që pezulloi masën e sigurisë “pezullim nga detyra”, të vendosur më herët nga Gjykata e Posaçme.

Takimi i grupit parlamentar socialist nisi në orën 10:00 dhe zhvillohet në prag të mbylljes së sesionit parlamentar, ndërsa mbeten vetëm pak ditë deri në seancën e fundit plenare, e planifikuar për më 18 dhjetor. Përveç agjendës së zakonshme të maxhorancës, diskutimet janë fokusuar edhe në zhvillime të rëndësishme politike dhe institucionale.

Kjo mbledhje konsiderohet praktikisht e fundit e grupit parlamentar të PS-së përpara seancës përmbyllëse të Kuvendit.

Ndërsa kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla tha se opozitë nuk mund të marrë peng dy komisionet e posaçme të Reformës Territoriale dhe asaj Zgjedhore, pas takimit me Ramën.

Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar, Balla ftoi opozitën për reflektim, duke theksuar se vendimi i tyre për të mos marrë pjesë ka qenë emocional.

Balla deklaroi se Partia Socialiste nuk pranon kërcënime apo shantazhe: “Me historinë që ne ikim, nuk vijmë dhe votojmë ata të shohin punën e vet ne punën tonë”, tha kreu i Grupit Parlamentar të PS.

“Opozita është e para që duhet të reflektojë s ai takon qasjes që duhet të kemi në kuvendin e Shqipërisë. Secili prej nesh para urdhrave politike duhet ti bindet interesit të Shqipërisë

Jemi në një moment vendimtar sa i takon anëtarësimit në BE. Synimi është të mbyllim procesin brenda 2027.

Dua të jem i qartë sot me publikun sa i takon pozicionit tonë, një pozicion që e kam bërë me dije edhe kolegëve të PD, se kushte, kërcënime, shantazhime, me histori komisionesh apo votimesh në Kuvendin e Shqipërisë ndaj PS nuk ka. Me historinë që ne ikim, nuk vijmë dhe votojmë ata të shohin punën e vet ne punën tonë.”, tha Taulant Balla.

rama në mbledhjen e ps

Lini një Përgjigje