TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Dhjetor 2025, 11:17

Socialistët e revoltuar ngrenë gishtin kundër Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Socialistët e revoltuar ngrenë gishtin kundër Edi Ramës
Edi Rama /

Për herë të parë, revoltën nuk e artikulojnë kundërshtarët, por njerëz të mazhorancës të goditur drejtpërdrejt nga pushteti...

Përplasjet dhe rebelimet brenda Partisë Socialiste nuk janë risi. Prej vitesh, fraksione, lobe dhe interesa të ndryshme janë ndeshur mes tyre, por gjithmonë brenda një kufiri të kontrolluar. Në kulmin e këtyre përplasjeve, objektiv kanë qenë zakonisht figura të nivelit të dytë në parti ose qeveri. Në sfond, Edi Rama ka shërbyer si rrufepritës, arbitër dhe përfitues i konfliktit, duke zbatuar me disiplinë parimin klasik “përça dhe sundo”.

Këtë mekanizëm Rama e ka përdorur në vite për të forcuar pushtetin personal dhe për të mbajtur nën kontroll rrethin politik përreth tij. Por situata e fundit tregon se kjo skemë ka filluar të dalë nga shinat. Për herë të parë, po shfaqen publikisht socialistë që nuk sulmojnë më rivalët e brendshëm, por drejtojnë gishtin drejtpërdrejt nga kryeministri si burimi i problemit.

Kjo revoltë nuk vjen nga administrata, as nga funksionarë që varen nga rroga e shtetit. Vjen nga individë ekonomikisht të pavarur, të cilët janë goditur drejtpërdrejt nga aksionet e qeverisë. Një prej tyre është Vladimir Kosta, ish-deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Gjirokastrës, sipërmarrës dhe ndërtues, objektet e të cilit janë shembur nga IMT në zonën e Farkës.

Prej dy javësh, aksioni për prishjen e ndërtimeve ka qenë intensiv. Por vetëm tani Kosta ka dalë hapur, duke publikuar videon e përdorimit të tritolit në banesat e ndërtuara nga kompania e tij.

Mesazhi i tij nuk ishte i koduar, as i kujdesshëm. Ishte i drejtpërdrejtë dhe sfidues. “Kemi një kryeministër që prish, dhunon, minon pasurinë që mezi është vënë nga bijtë e tij dhe pa pikën e turpit kërkon investitorë të huaj”, shkroi ai, duke e shoqëruar videon me mbishkrimin provokues “Rama n’orgazëm”.

Socialistët e revoltuar ngrenë gishtin kundër Edi Ramës

Kosta nuk është rast i izoluar. Sipas burimeve nga mazhoranca, një numër sipërmarrësish të tjerë të goditur nga prishjet kanë depozituar padi në gjykatë kundër akteve të IMT-së. Po përgatitet edhe një padi në Gjykatën Kushtetuese, me synimin për ta çuar çështjen deri në Strasburg. Në komunikimet me përfaqësues ndërkombëtarë në Tiranë, këta subjekte pretendojnë se goditja ndaj bizneseve të tyre ka motiv politik, pasi ata konsiderohen kritikë të linjës së kryeministrit brenda mazhorancës.

Por rruga ligjore nuk do të jetë e vetmja. Informacionet tregojnë se po përgatitet edhe një dalje politike. Një grup individësh, që identifikohen ende si pjesë e strukturave socialiste në Tiranë dhe në disa bashki të tjera, pritet të artikulojnë publikisht kërkesa për ndryshim politik brenda mazhorancës.

Reagimi i Ramës ka qenë i menjëhershëm. Sipas burimeve, ai ka nisur përpjekjet për të përçarë këtë grup dhe në një masë ia ka arritur, pasi disa persona janë distancuar papritur. Kjo është një taktikë e njohur dhe e provuar prej tij. Por kjo herë nuk duket se do të jetë e mjaftueshme.

Vladimir Kosta tashmë i është bashkuar protestave të thirrura nga Adriatik Lapaj para Kryeministrisë. Në ditët në vijim, të goditurit nga aksioni i prishjeve pritet të mbushin edhe protestat e paralajmëruara nga Sali Berisha, i cili ka deklaruar se ka mbi tre mijë persona të gatshëm për të rrëzuar qeverinë. Një pjesë e këtij kontigjenti duket se vjen pikërisht nga shtresa e goditur e sipërmarrësve.

Pyetja mbetet nëse kjo ndërmarrje mund të ketë sukses. Dalja në protestë e grupeve të prekura nga vendimet e qeverisë është legjitime dhe normale në një demokraci. Problemi lind te bashkimi pa dallim me aktorë politikë. Veçanërisht bashkëngjitja me figura si Adriatik Lapaj krijon terren për propagandën e Ramës, e cila do ta paraqesë revoltën si reagim të atyre që “nuk duan lirimin e hapësirave publike”.

Megjithatë, një gjë është e qartë: për herë të parë, rebelimi brenda Partisë Socialiste nuk po kanalizohet nga lart. Dhe kur humbet kontrolli, pushteti fillon të dridhet./Pamfleti

socialistët e revoltuar edi rama

3 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Zërave, se 'Lumi' po tregohej i njëanshëm dhe nuk po i merte përpara ata që kalonin dhe e sfidonin atë, lumi ju përgjigj: prisni or të uruar, çfarë tu bëj atyre që nuk futen në lumë ,por notarët që më sfidojnë aty i kam. Nuk e sfidojnë dot Edi Ramën 'notarët'. 'Notarët' duhet ti drejtohen prokurorive dhe gjykatave për çdo 'tëngërllik' të Edi Ramës dhe çyrykëve të tjerë poshtë tij, për çdo shkelje ndaj biznesit. Edi Ramën dhe pushtetin e tij perandorak e sfidojnë socialistët e bazës së partisë, ata që i mbushin sallat dhe kutitë e votimit dhe që në 34 vjet kanë sakrifikuar dhe nuk kanë përfituar asgjë, dhe nesër do ti tregojnë me gisht si përgjegjës për një qeverisje që ata nuk kanë dhënë pëlqim dhe as kanë përgjegjësi. Protestat le ti bëjnë para zyrave të PS jo në krah të Adriatik Lapaj dhe as të Sali Berishës. Mos prisni protestat dhe reformimin e PS ta bëjnë ata që nuk mbushnin kutitë e votimit, por mbushnin thasët me para .

    1. T
      Tony

      Keta plehra duhen pushkatuar me ligj. E morem Shqioperine pas luftes se 2 te boterore me zero shifra e ngritem aq sa te jetonim pa borxhe industri e bujqesi. Pasi shiten per skrap cdo gje e rruajten remitancat e emigranteve tani shesin investime te te huajte, filluar nga me armiqte serbet, ruset, cifutet, e cdo marke 'me dogje'. Prit kur te fillojne te vene taksa si ai trimi i "mencur" matane oqeanit. U eshte kalbur gjuha lepire e llupitur si qentene uturaket e mbushur prej. Do perfundojne si sorrollopi careve kur te vije fundi.

      1. P
        PIRRO

        Nje pune.e.shkelqyer nga krye m I pabesi kundrejt te.pabeseve, nga anti shqipetari kunder antishqipetareve edhe djalli keshtu i shperblen besniket e vet Te lumte RamaJistan prish e digj sa me shume se para te vjellura jane me ndihmen e me.leje e tani pa.lejen tende. Crofter bashkimi I bolshevikeve

        Lini një Përgjigje