
Kreu i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se PD do të kërkojë interpelancë me kryeministrin Edi Rama për çështjen e Arben Ahemtajt dhe hetimet e SPAK. Në një prononcim për mediat, Bardhi tha se kanë kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama të enjten e 20 korrikut për të sqaruar aferën e inceneratorëve.
Kërkesa e grupit të PD i është dorëzuar kryetares së Kuvendit.
"Opinioni publik gjatë këtyre ditëve është tronditur nga faktet që SPAK ka zbuluar në lidhje me Ahmetaj ndërsa përgjegjësia penale tashmë është çështje drejtësie se prokurorisë ndaj gjykatës. Do të duhet që zv.kryeministri të japë llogari dhe të ofrojmë opinionin publik sesi me paratë e buxhetit të shtetit po financohet arratia e mafiozëve të aferës së inceneratorëve. Edhe pse janë shpallur në kërkim ndërkombëtar ata vijojnë të marrin para nga buxheti i shtetit. Sipas rregullores kërkesë për interpelancë urgjente është e detyrueshme.
Ka një kërkesë të një grupi kolegësh për moçon me debat. Gjej rastin të thirret konferenca e kryetarëve në lidhje me diskutimin për aferën e inceneratorëve. Të enjten në votim një ligj siç është legalizimi kanabisit. Diskutimi mbi ligjin e kanabisit është bërë në shkelje të rregullores së Kuvendit”, u shpreh Bardhi.
Gazment Bardhi ka folur gjithashtu edhe për legalizimin e kanabisit. Ai është shprehur se kalimi i ligjit për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor, është bërë në shkelje të ligjit. Sipas tij ky ligj është kërkuar nga grupet kriminale, pas marrëveshjes që kanë bërë me Edi Ramën në zgjedhjet e 14 majit.
“Një ligj të kërkuar nga grupet kriminale siç është legalizim i kanabisit. diskutimi është bërë në shkelje të rregullores, pa e patur në kalendar. për grupin e PD është e papranueshme, pasi nuk është kërkesë e qytetarëve ky ligj por i grupeve kriminale sipas marrëveshjes që Rama ka bërë me ta për zgjedhjet e 14 majit. Ne kërkojmë pretencë të Ramën në interpelancë të enjten”, tha Bardhi.