TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Tetor 2025, 18:26

Mbledhja e PS, Rama flet për herë të parë për dekretimin e zgjedhjeve në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Mbledhja e PS, Rama flet për herë të parë për

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar për herë të parë për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme në 6 bashki të vendit, përfshirë edhe Tiranën që është futur në një debat kushtetues.

Në mbledhjen me socialistët e mbajtur pasditen e sotme te Hotel Tirana për zgjedhjet në Tiranë, Rama mësohet t'u jetë  drejtuar të vetëve duke thënë se: “Presidenti e ka firmosur me vullnetin e tij dekretin”.

Konkretisht Rama u ka thënë të pranishmëve të qëndrojnë larg debateve për mënyrën si presidenti e firmosi dekretin.

Ky është komenti i parë që vjen nga kryeministri, në një kohë që dekreti për Tiranën ka hapur një kurs përplasjesh, në lidhje me ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve të parakohshme.

Ndër të tjera, Rama ka vendosur që Toni Gogu do të mbulojë zonën e Ndroqit, Fatmir Xhafaj do të jetë i angazhuar në Njësinë 10. Blendi Klosi dhe Eduard Shalsi rikthehen në Tiranë vetëm për fushatën për zgjedhjet e 9 nëntorit.

Ulsi Manja po ashtu do të angazhohet në Tiranë. Ish-deputeti i PS, Xhemal Qefalia, do të jetë i angazhuar në zonën e Dajtit, të cilën e ka pasur edhe më herët. Ndërsa Igli Hasani dhe Bora Muzhaqi do të angazhohen në Njësinë Nr.8.

Kujtojmë që Presidenti Begaj dekretoi datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë dhe 5 qytete të tjera, edhe pse Veliaj e ka ankimuar në Kushtetuese shkarkimin e tij si drejtues i Bashkisë së kryeqytetit.

Në këtë ankimim, avokatët e Veliajt kanë përfshirë së fundmi edhe ankimimin e dekretit të Begajt që shpalli zgjedhjet për Tiranën.

Lini një Përgjigje