
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kritikuar sot mbledhjen mes qeverive të Malit të Zi dhe Shqipërisë. Sipas tij, ura që do të ndërtohet mbi lumin Buna është premtuar disa herë dhe akoma nuk ka nisur puna.
Nga ana tjetër ai sulmoi kryeministrin edhe mbi deklaratat e tij se “Mali i Zi ka rroga më të larta dhe duhet ta ndërtojë ai urën”.
“E patë sot si u premtua për herë të 5 apo 6 ura që do bëhet në Bunë, por ajo që ishte sjellja më e pacipë, ishte ajo se Mali i Zi duhet të paguajë më shumë. Ky nuk ka leje të bëjë ura por vetëm të vjedhë. Ndaj kërkon të shkatërrojë Parlamentin e do ndëshkohet në mënyrën më shembullore.
Shqipëria që dikur kishte pagat mbi mesataren e rajonit, sot është për faqe të zezë, arsye kjo për largimin masiv të shqiptarëve.
Raporti i sotëm kur Shqipëria është vendi i fundit në rajon e kontinent për inovacionin, shumë vende larg Bjellorusisë së Lukashenkos.
Kjo është sjellja armiqësore e kësaj bande ndaj intelektualëve, të rinjve që kërkon t’i thyejë”, ka deklaruar Meta.
Lini një Përgjigje