
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore në qarqet: 1. Kukës; 2. Durrës; 3. Tiranë; 4. Shkodër.
Ndërsa vijon procesi i numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore në qarqet: 1. Korçë; 2. Gjirokastër; 3. Lezhë; 4. Fier; 5. Dibër; 6. Vlorë; 7. Elbasan dhe 8. Berat
Ka filluar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) në qarqet: 1. Durrës; 2. Tiranë; 3. Kukës; 4. Shkodër.
Deri më tani, nuk ka pasur ndryshime rezultatesh në asnjë qark. Vetëm në Lezhë gara është e ngushtë, ku bëhet fjalë për afro 300 vota diferencë.
Lini një Përgjigje