TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Maj 2025, 14:46

Orjola Pampuri: Faleminderit për mbështetjen, uroj t’i bëni ballë kësaj qeverie që ju ka lënë në harresë

Shkruar nga Pamfleti

Orjola Pampuri: Faleminderit për mbështetjen, uroj t’i bëni

Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Tiranës, Orjola Pampuri ka falenderuar qytetarët dhe mbështetësit në zgjedhjet e 11 Majit.

Në një postim në “Facebook”, Pampuri shkruan se politikanët që luftojnë prej 34 vitesh për karriget e tyre dhe hallet personale, iu kanë lënë totalisht në harresë.

Deputetja i uron qytetarët t’i bëjnë ballë kësaj qeverie deri në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa politikanët do të vijojnë mashtrimet e radhës.

“Falenderoj çdo mbështetës e bashkëpunëtor timin, përgjatë kësaj fushate, tek e cila prevaloi qytetaria dhe pozitiviteti, tek secili prej nesh. Komunikimi me çdo qytetar, ishte mundësia më e mirë për tu njohur me të gjitha hallet tuaja, të cilat i keni "dhuratë" nga ata politikanë që luftojnë prej 34 vitesh për karriget e tyre, për hallet e tyre personale, duke ju lënë totalisht në harresë.

Ndjej keqardhje për të ardhmen e këtij vendi. Uroj t'ia dilni, se sa për ata që shqyhen për të uzurpuar gjithçka që nuk është e tyre, deri dhe tek vota personale, nuk e bëjnë për ju, por për të vijuar me bizneset e tyre, e ju t'ju lënë me hallet tuaja, deri në zgjedhjet e ardhshme për të vijuar me qurravitjet e radhës, mashtrimet e radhës; çfarë mjerimi personal e shpirtëror, çfarë mungese e vetëpërmbushjes personale.

Uroj më të mirën për ju dhe për këtë vend që meriton më të mirën dhe më shumë”, shkruan Pampuri.

Lini një Përgjigje