Politike 8 Qershor 2023, 22:18

“Më akuzojnë se jam i shitur”, Bardhi lëshon deklaratën e fortë: Nëse Berisha kthehet në krye të partisë, tërhiqem nga politika

Shkruar nga Pamfleti

“Më akuzojnë se jam i shitur”, Bardhi lëshon

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke komentuar akuzat e bërë nga kolegët e tij se po tenton të rikthejë ish-kryeministrin Berisha në krye të PD, ai lëshoi një deklaratë të fortë, ku tha se në rast se Saliu do të zgjidhet kryetar, do të tërhiqet nga politika.

Në një intervistë për emisionin “Log.” në Panorama TV, ai u shpreh se akuzohet se është i shitur te të dy palët por shtoi se nuk është me askënd, por vetëm me Partinë Demokratike.

As Gaz Bardhi dhe as deputetë nuk kanë asnjë mundësi për të çuar asgjë askund mund të jetë edhe ngarkesa. Kanë marrë sqarime që kjo është e pavërtetë. Ajo platformë që ka propozuar  grupi parlamentar është propozuar nga Enkelejd Alibeaj në prill të vitit 2022.

Del zoti Berisha dhe më thotë je i shitur të Edi Rama. Unë i qëndroj koherent qëndrimeve të mia brenda Partisë Demokratike. Unë i qëndroj koherent qëndrimit tim. Në këtë moment akuzohem se jam i shitur te Sali Berisha. Unë nuk jam me askënd. Jam me Partinë Demokratike.

Do të jem përjetë me PD. Kur ka pasur një ngërç ligjor dhe partia rrezikonte të drejtohej ligjërisht nga PD kam bërë deklaratën se nëse Berisha është kryetar i PD, dhe kandidat për kryeministër, Gazment Bardhi tërhiqet nga politika. Është një alternativë që nuk e çon Shqipërinë përpara”, tha ai.

bardhi berisha rikthimi pd