Politike22 Shkurt 2024, 21:11

Me Bashën apo Berishën? Jorida Tabaku tregon se cilin nga grupet e PD-së mbështet

Shkruar nga Pamfleti

Me Bashën apo Berishën? Jorida Tabaku tregon se cilin nga grupet e

Deputetja Jorida Tabaku është shprehur se nuk mban krahun as krahun e Bashës e as të Berishës, por atë të Partisë Demokratike dhe qytetarëve.

Në një intervistë për Euronews Albania, ajo theksoi se ka investuar që në moshën  16-vjeç në PD, duke shtuar se ishte privilegj për të që u zgjodh deputete. Ajo shtoi se sot më shumë se kurrë nuk është koha për të dëgjuar qytetarët dhe jo për të bërë rrëmujë në Kuvend.

Unë jam në PD. Nuk e kam luksin e disa të tjerëve që kanë ardhur më lehtë se ne dhe ndoshta janë futur në Parlament më lehtë se sa ne të tjerët. Kam investuar që 16-vjeç në këtë forcë politike, e kam të lidhur me familjen dhe besoj në të vërtetë. Për mua ka qenë privilegj kur jam zgjedhur deputete.

Nuk e di nëse do ua shpërblejë ndonjëherë njerëzve që më kanë mbështetur, votuar dhe ma kanë besuar këtë detyrë. Shpresoj që të kem sa më shumë kohë për ta ushtruar. Jam dhe do të jem  në PD. Kam qenë, pa asnjë pozicion, jam deputete që shpresoj të jem. Sot njerëzit kanë shumë nevojë të dëgjojnë se çfarë po ndodh me ligjet. Njerëzit më shkruajnë pafund për fasonët”, tha Tabaku.

tabaku