TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Prill 2023, 20:02

“Me Escobarin, Alibeaj foli për non grata”, deputetja zbardh vizitën e zyrtarit të DASH në PD

Shkruar nga Pamfleti

“Me Escobarin, Alibeaj foli për non grata”, deputetja zbardh

Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri tha në një intervistë për Euronews Albania se fakti që përfaqësuesi i lartë i SHBA, Gabriel Escobar takoi Enkelejd Alibeajn në zyrat e reja të PD është tregues i mbështetjes së SHBA.

Pampuri u shpreh se në takimin me Escocar u fol edhe për “non grata”, teksa siç tha PD shprehu qëndrimin e vet të qartë ndaj të gjitha figurave non grata si brenda dhe jashtë partisë.

SHBA me përfaqësuesin e tyre në Ballkanin Perëndimor kanë një mbështetje ndaj çdo force properëndimore dhe pro euro-atlantike dhe mbështetja ndaj qëndrimit konstant të grupit ishte e qartë. Kjo u duk në faktin që takimi u bë me Alibeajn dhe në zyrat  e reja të PD. U diskutua për rekomandimet e OSBE për pastërtinë e kandidatëve dhe u shpreh mbështetja e plotë ndaj PD. Në një vend si Shqipëria të anatemohet një diplomate amerikane, është e papranueshme, ajo shpreh qëndrimin e SHBA. Nuk e kemi dëgjuar në asnjë vend të Evropës të anatemohet një ambasadore. Kemi bërë të qartë qëndrimin tonë ndaj të gjitha figurave non grata, si brenda dhe jashtë PD”, tha Pampuri.

pampuri shba alibeaj

Lini një Përgjigje