
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka hedhur akuza ndaj kolegëve të Partisë Socialiste se i kanë vjedhur xhupin.
Në një deklaratë, jashtë Kuvendit, ligjvënësi demokrat u drejtohet socialistëve duke u thënë “më sillni xhupin të paktën, nuk u ngopët ju me të vjedhur”.
“Më vodhën xhupin, ja tani. Aq shpejt iku PS sa.. Më sillni xhupin të paktën, nuk u ngopët ju me të vjedhur. O çfarë turpi ore”, shprehet Korreshi.
Ndërkohë, ai ka reaguar edhe në një postim në rrjetet sociale ku ka publikuar një foto teksa shkonte në Kuvend me xhupin që e mbante veshur, si provë për të treguar që e kishte me vete në mëngjes.
“Aq shpejt iku PS nga seanca sa u përplasën me njëri-tjetrin. Ore po xhupin tim kush e vodhi. Nuk u ngopët 12 vjet. Jo për gjë po kam dhe shaminë e qurreve në xhep. (Prova qe isha me xhup në mëngjes)”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje