
Pas eksperiencës me municionet në Gërdec ku u vranë 26 persona, Fatmir Mediu duket se ka filluar të hiqet dhe si ekspert lufte. Teksa drejtësia mbyll sytë ndaj tij dhe e lë të lirë, Fatmiri tani ka filluar të japë orientime se si duhet të funksionojnë organet e sigurisë.
Edhe pse e pranon se u takon shërbimeve ushtarake dhe inteligjente të tregojnë nëse kërcënohet apo jo Shqipëria, Mediu këmbëngul se duhet të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare.
“Këshilli i Sigurisë Kombëtare ka të drejtë vetëm të këshillojë, por nuk mblidhet më as për të këshilluar. Është e papranueshme që një vend anëtar i NATO-s mos të ketë një strukturë analize të çështjeve të sigurisë në mënyrë periodike dhe permanente. Sidomos duke parë problemet në Ballkan, konflikti Rusi-Ukrainë dhe problemet në Lindjen e Mesme, ne duhet të bëjmë analizë periodike dhe jo të shikojmë televizionet amerikane dhe të themi se çfarë i pëlqen Presidentit Donald Trump”, deklaroi Mediu.
Lini një Përgjigje