TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Korrik 2024, 12:40

Meta akuza të forta: Një pjesë e ushtrisë përdoret për të mbjellë kanabis, fikin radarët!

Shkruar nga Pamfleti
Meta akuza të forta: Një pjesë e ushtrisë përdoret
Ilir Meta

Meta renditi arsyet pse aksioni dhe protestat e opozitës duhet të vazhdojë, ndërsa te arsyet ai ngriti akuza të forta duke thënë se një pjesë e ushtrisë përdoret për të mbjellë kanabis sativa.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, doli në një konferencë për mediat këtë të premte një ditë pas protestës së opozitës.

Meta renditi arsyet pse aksioni dhe protestat e opozitës duhet të vazhdojë, ndërsa te arsyet ai ngriti akuza të forta duke thënë se një pjesë e ushtrisë përdoret për të mbjellë kanabis sativa.

"Të gjithë e dinë se produktet e Ballkanit të Hapur kanë përmbytur tregun tonë dhe kanë falimentuar fermerin shqiptar. Jemi një vend që qeveriset nga një bandë e pashpirt që vjedhin edhe racionin e fëmijëve, edhe ilaçet e tumoreve dhe grabisin edhe tokat e komuniteteve fetare, marrin ryshfet edhe nga varrosjet e qytetarëve.

Ndërkohë, Edi Rama i ka kthyer zyrat e shtetit si më të sigurtat për kriminelët. Një pjesë e ushtrisë përdoret për të mbjellë kanabis, ndërsa fiken radarët.

Janë kaq shumë arsye për të protestuar", tha Meta.

ilir meta

Lini një Përgjigje