Politike18 Prill 2023, 16:19

Meta-Berisha vijojnë manovrat dëshpëruese/ Pas emri të kryetarit, kërkojnë të hiqen logot e partive nga fleta e votimit  

Shkruar nga Pamfleti

Meta-Berisha vijojnë manovrat dëshpëruese/ Pas emri të

Nuk kanë fund bëmat e dyshes Meta-Berisha. Të dy janë futur bashkë në këto zgjedhje, por duket se u ka zënë “rrota bishtin”. Berisha u fsheh pas koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ndonëse në këtë koalicion bëjnë pjesë vetëm partia e Metës, Dules dhe Ndokës. Por pavarësisht kësaj, Berisha po lufton fort që të mos eklipsojë emrin e tij me atë të Metës.

Pak ditë më parë pati debate në KQZ, pasi në fletën e votimit mungon emri i Ilir Metës. Sipas traditës, krah koalicionit vendoset emri i kryetarit të partisë drejtuese. Mirëpo Berisha nuk e pranoi këtë gjë sepse e di që Meta demoralizon demokratët dhe po ashtu del ai si lider i koalicionit.

Ndërkohë sot manovrat kanë shkuar në një nivel tjetër, pasi dyshja ka propozuar që nga fleta e votimit të hiqen logot e partive. Pra duke qenë se PD do të jetë parti më vet dhe do të ketë logon e saj, dyshja Meta-Berisha duan që të ketë vetëm emra në mënyrë që demokratët të mos shkojnë te logoja e PD. Ata i janë drejtuar me një kërkesë sot Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, ku kërkojnë që fletët e votimit të jenë pa logo partish, por vetëm me emra.

Meta-Berisha vijojnë manovrat dëshpëruese/ Pas emri të
Modeli i fletës së votimit

ANKIMIMI NË KAS

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve me vendimet e tij nr. 360 dhe 363, datë 15.04.2023 ka vendosur : Miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatët për Kryetar Bashkie në zonën zgjedhore Bashkia Tiranë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023, sipas lidhjes që i bashkëlidhet këtij vendimi [Vendimi Nr. 360 i KSHZ], si dhe ka vendosur po atë ditë Miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatët për kryetar bashkie në 60 bashki, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023, sipas lidhjes që i bashkëlidhet këtij vendimi [Vendimi nr. 363 i KSHZ].

Në datë 14 Prill 2023, me anë të komunikimeve elektronike me e-mail, përfaqësuesit e Koalicionit Bashkë Fitojmë i përcollën vërejtjet dhe sugjerimet e tyre KQZ lidhur me përmbajtjen por edhe paraqitjen grafike te fletës së votimit si për Kryetar ashtu edhe për Këshillat Bashkiak ne zgjedhjet e 14 Majit 2023.

Në seancën publike të datës 15.04.2023 përfaqësuesit i Koalicionit Bashkë Fitojmë i kërkoi zyrtarisht Komisionerit Ilirjan Celibashi mos-përfshihej logo/emblema e koalicioneve dhe as logo e partive politike tek Fleta për Kryetar Bashkie në zgjedhjet e 14-Majit 2023, kjo për dy arsye:

Së pari, jemi përpara zgjedhjeve të pushtetit vendor, ku qytetarët Shqiptarë do zgjedhin kryetarin e tyre të bashkisë respektive dhe jo kryetarin e ndonjë partie politike;

Së dyti, nuk jemi përpara zgjedhjeve të përgjithshme ku kandidatët identifikohen kryesisht me partinë apo koalicionin që i ka propozuar me listë shumë-emërore;

Së treti, praktika e KQZ për zgjedhjet e kaluara lidhur me Fletën e Votimit për kandidatet për Kryetar Bashkie ka qene e tille që nuk ka pasur Logo partie apo koalicioni.

Fatkeqësisht Komisioneri Celibashi nuk i mori në konsideratë këto fakte dhe argumenta, duke marre d vendimet objekt ankimimi.

 

meta berisha koalicioni

Dokumenta bashkëngjitur