TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Prill 2026, 22:20

“Meta iku nga shtëpia kur kërcënova vjehrrin dhe gruan e Tedi Blushit”, Kryemadhi: Për mua është ish-koleg, s’më intereson fare

Shkruar nga Pamfleti
“Meta iku nga shtëpia kur kërcënova vjehrrin dhe gruan e
Meta-Kryemadhi

Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka rrëfyer se Ilir Meta është larguar nga banesa pas përplasjeve familjare, ku shkak u bë kërcënimi që ajo i bëri vjehrrit dhe gruas së Tedi Blushit.

Kryemadhi tha se sot e konsideron Metën vetëm si ish-koleg dhe si babain e fëmijëve të saj. Në të njëjtën kohë, ajo hodhi akuza ndaj SPAK, duke pretenduar se pjesa më e madhe e dosjes ndaj saj mbështetet në raportime mediatike dhe jo në prova konkrete.

Gjatë intervistës në “Kjo Javë”, Kryemadhi vuri në dyshim akuzat për korrupsion dhe pastrim parash, duke kërkuar që procesi gjyqësor të jetë transparent dhe i hapur për publikun.

Unë nga Ilir Meta jam ndjerë e paragjykuar qëkur iku nga shtëpia dhe e gjykuar dhe e përdorur në maksimum. Për atë nuk më intereson fare më. E shoh si koleg dhe ish koleg të politikës time, në aspektin njerëzor e shoh si babanë e fëmijës tim. Ai ka ikur nga shtëpia sepse unë i kam kërcënuar vjehrrin dhe gruan e Tedi Blushit.

Është thirrur vjehrri i Tedi Blushit në SPAK dhe më pas u bë n/drejtor i spitalit të burgut. Pastaj ka filluar agresiviteti, më thoshte ti më përgjon, je bërë bashkëpunëtore e SPAK dhe më pas iku. Ana njerëzore e divorcit tim nuk ka lidhje me vendimet politike të miat apo Ilir Metës. Unë mendoj se SPAK ka ndërhyrë përmes personave të infiltruar për të krijuar një mosbesim të Metës jo vetëm ndaj meje por gjithë stafit tim të vjetër.

Ajo që më ka vrarë është kur një njeri që ka jetuar 30 vjet me mua dhe kam bërë çdo gjë dhe kam dhënë maksimumin, midis besueshmërisë, unë jam shumë dakord që më shkel përballë nënës e babait, por s’më shkel me këmbë përballë dikujt që e ke rrogtar dhe e ke njohur në Presidencë dhe të cenosh identitetin tim. Nëse nuk do të ishte kjo dosje, ne të dy do të ishim bashkë”, tha Kryemadhi.

 

meta kryemadhi

1 Komente

  1. e
    ert

    Deshen te ishin Bonnie e Klyde, por realiteti ishte qe ishin dy hajdute te rendomte dhe te perdale

    Lini një Përgjigje