TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2025, 14:59

Meta mbeti jashtë Kuvendit, Berisha: Atij i bëhet lufta më e egër nga Edi Rama

Shkruar nga Pamfleti

Meta mbeti jashtë Kuvendit, Berisha: Atij i bëhet lufta më e

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar votat preferenciale në Tiranë, që vazhdojnë të numërohen, teksa përmendi Ilir Metën, i cili kandidoi në listë të hapur, por nuk siguron votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet.

Berisha tha se Ilir Metës po i bëhet lufta më e egër që i është bërë ndonjë njeriu ndonjëherë, nga armiku kryesor i votës së lirë, Edi Rama.

“Sa i përket Ilir Metës atij po i bëhet lufta më e egër që i është bërë ndonjë njeriu ndonjëherë, nga armiku kryesor i votës së lirë, Edi Rama. Si është kjo? mbaje në burg që të fitojë. Kjo dëshmon efektin e terrorit politik ndaj tij”, tha Berisha.

 

Lini një Përgjigje