TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2025, 13:59

Kokalari publikon shifrat: Shqiptarët nuk e duan Berishën, PD u rrudh me 35% nga 2021

Shkruar nga Pamfleti

Kokalari publikon shifrat: Shqiptarët nuk e duan Berishën, PD u rrudh

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila prej muajsh kritikon ashpër Sali Berishën, kreun e PD-së, edhe pse u shfaq si një mbështetëse e fortë e tij në muajt e fundit të 2021, ka publikuar një seri shifrash, që sipas saj tregojnë se shqiptarët nuk e duan kryedemokratin.

Kokalari shkruan se PD nën drejtimin e Berishës në zgjedhjet e 11 majit u tkurr me 35% ose 250 mijë vota më pak krahasuar me zgjedhjet e 2021, kohë kur kjo parti drejtohej nga Lulzim Basha.

Madje Kokalari shkruan se nëse në 11 maj, PD nuk do të ndihmohej nga Chris LaCivita, humbja do të ishte edhe më e thellë, ndërsa tkurrja e partisë do të ishte 50%.

Postimi nga Evi Kokalari

Faktet flasin vetë - shqiptaret nuk e duan Berishën.

PD

Në 2021- 730,000 vota 

Në 2025 - 480,000  vota

Nën lidershipin e Berishës, PD-ja humbi 35% - 250,000 vota më pak. Humbje masive!!

Pa LaCivitan kjo humbje mund të ishte akoma më e thelle, pa frikë tek 50% humbje që do të thoshte shkatërrimi total i PD-së !!!! 

***

PS

Në 2021 - 770,000 vota

Në 2025 - 730,000 vota

Diferenca 40,000 -  5% humbje

***

Partitë e vogla:

Në 2021 kishin 80,000.

Në 2025 në 190,000.

Rritje gati 240 %. Nëse 110,000 fitim votash erdhën nga PD-ja, dhe me to PD-ja do të kishte humbur.

***

Total:

Në 2021, 1,580,000 votues

Në 2025  1,400,000 votues

Rënie 180,000 ose 11.5% vendosën mos të votonin.

Dhe sikur këta të votonin për PD-ne, PD-ja prapë do kishte humbur.

Lini një Përgjigje