TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shtator 2025, 12:18

Ministre ‘Diella’, Rama: Vendimet në emrin e saj i marrim ne, ajo thjesht proceson më shpejt

Shkruar nga Pamfleti

Ministre ‘Diella’, Rama: Vendimet në emrin e saj i marrim ne,

Kryeministri Edi Rama ka pohuar se vendimet për ‘Diellën’, ministren e parë të krijuar nga Inteligjenca Artificiale, do të merren nga ai dhe kabineti qeveritar.

Rama tha se Diellës nuk i është deleguar asnjë e drejtë qeverisjeje, por detyra e saj është të procesojë sa më shpejtë dhe të kthejë përgjigje të shpejta.

Fakti kurioz është se njerëzit nuk ndryshojnë kurrë dhe ajo që kam mësuar nga ministrja që po flasim, kur i kërkuam që të përgatiste fjalimin e saj në Parlament, nxori diçka që tingëllon si çmenduri: kur elektriciteti u shpik për herë të parë, Parlamenti e refuzoi se nuk ishte i ligjshëm. Parlamenti në atë kohë vendosi të vazhdonte me qirinj dhe të mos lejonte elektricitetin të ndriçonte Parlamentin. Ky fakt i erdhi në mendje Diellës.

Nga ana tjetër, ka shumë keqkuptime jo domosdoshmërisht refuzime të bazuara në argumente. Njerëzit që kanë një opinion të ndryshe, nuk kuptojmë që ministrja e AI nuk do të marrë vendime për ne, ne do t’i marim vendimet.

Ne nuk po i delegojmë përgjegjësinë për të qeverisur apo për të marrë vendime përfundimtare. Po i japim asaj përgjegjësinë të bëjë atë që ajo bën më mirë se ne. Dhe ajo është të proçesojë të dhëna në mënyrë të shpejtë dhe të na japë pergjigje shumë të shpejta”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama tha se pa teknologjinë dhe AI, do të kishim vështirësi të mëdha. “Ka ardhur me bekime për vendin si ky i yni, që kemi vuajtur kaq shumë në të shkuarën.

Pa teknologjinë dhe përqafimin e teknologjisë dhe erës së dixhitalizmit dhe AI, do të kishim vështirësi të mëdha dhe do na duhet kohë për të kapur ritmin e vendeve të tjera. Në një erë të një progresi linear është diçka që do na duhet të mos mbetemi pas, por me teknologjinë, avancimin, shanset e progresit do të jenë të prekshme.

Ne do të pranojmë dhe përfaqësojmë këtë bekim dhe të mos kemi frikë të përpiqemi ta provojmë.

Duke u kthyer te fjala juaj, ne kemi trashëguar situata kur ishte e vështrirë për të kuptuar dhe reaguar më pak për faktin që thjesht për të marrë certifikatë lindjeje, njerëzit duhet të kalonin kohë fizike pranë sporteleve dhe në fund të paguanin edhe një rryshfet për të marrë një dokument.

Apo të rrinte në radhë për orë të tëra apo në kushte të vështira. Çfarë do të bënim nëse nuk do të kishim këtë shans për të jetuar në një erë dixhitale.

Për të transformuar vendin e radhëve, rryshfeteve në çdo hap për çdo shërbim të administratës, ku shërbimet publike tashmë ofrohen nga telefoni. Nuk ke pse të lëvizësh nga vendi. Ende nuk e kemi zgjidhur problemin e martesave online, duke qenë se na duhen dëshmitarët.

Mbase edhe mund ta bëjmë. Po divorce online? Besoj fort se kam pasur disa, janë më të thjeshta se bëhen në ëhats’app dhe më pas formalizohen në sallën e gjyqit. Këta janë bekime që gjenerohen nga teknologjia dhe ai ja jep oportunitete të reja", tha Rama.

Lini një Përgjigje