TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shtator 2025, 11:17

Këshilli Bashkiak i Vlorës zgjedh zëvendësin e Ermal Dredhës

Shkruar nga Pamfleti
Këshilli Bashkiak i Vlorës zgjedh zëvendësin e Ermal
Elis Halili dhe Edi Rama

Elis Halili është përzgjedhur si kryebashkiak i parakohshëm i Vlorës pas dorëheqjes nga posti të Ermal Dredhës.

Këshilli bashkiak i Vlorës u mblodh rreth orës 10:00 të paradites së sotme.

Elis Halili kandidoi përballë Klea Lalo dhe Irena Toshkallari për postin e kryetarit të përkohshëm të bashkisë së Vlorës deri në zgjedhjet e ardhshme.

Votimi për 3 emrat ishte i fshehtë, ndërsa në përfundim të procesit u përgjodh Elis Halili si zëvendësues i Ermal Dredhës.

Ishte pikërisht Elis Halili, i cili u emërua vetëm pak ditë më parë si nënkryetar, disa minuta para dorëheqes së Dredha, i cili është përgjegjës për projektet dhe infrastrukturën momentalisht në qytet.

Mbledhja është shoqëruar me debate, pasi një nga anëtarët e Partisë Socialiste ka kërkuar pa votë të fshehtë të zgjedhë Elis Halilin, ndërsa grupi i Partisë Demokratike e ka kundërshtuar.

Dredha e mori detyrën e kryebashkiakut të Vlorës në vitin 2023. Në atë kohë ai zëvendësoi Dritan Lelin.

 

elis halili

Lini një Përgjigje