Ministri i Jashtëm, Igli Hasani si dhe minsitri i Brendhsëm, Taulant Balla kanë udhëtuar drejt Prishtinës për të qenë pjesë e homazheve në nder të dëshmorit, Afrim Bunjakut në Kosovë që u vra ditën e djeshme nga terroristët serbë në Leposaviç.
Ditën e djeshme, 24 shtator një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë.
Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se tre sulmues u vranë, ndërsa gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.
Autoritetet e Kosovës bënë përgjegjëse Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar fajëson serbët e Kosovës.
Lini një Përgjigje