TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shtator 2023, 11:30

Fitoi me një diferencë të thellë votash, flet Halilaj: Rezultati tregon që qytetarët e Kukësit duan njerëzit e punës

Shkruar nga Pamfleti

Fitoi me një diferencë të thellë votash, flet Halilaj:

Partia Socialiste me kandidatin Albert Halilaj ka fituar në Kukës, me një diferencë mbi 5 mijë vota para kandidatit të koalicionit "Bashkë Fitojmë", Emri Vata.

Në një prononcim për mediat, Halilaj thotë se kjo diferencë e madhe votash tregon që qytetarët duan njerëzit që punojnë.

“Falenderoj me gjithë zemër të gjithë qytetarët e Kukësit, premtoj që do jem krah tyre për t’iu ardhur në ndihmë. Jap një mesazh të qartë politikës, që duhet të jenë sa më pranë njerëzve në nevojë sa më pranë qytetarëve. Fitorja me diferencë të madhe votash tregoi që Kukësi zgjodhi njerëzit e punës dhe njerëzit që u rrinë pranë. Unë e prisja rezultatin po jo në këtë masë, jam djal i thjeshtë e i punës që komunikoj me çdo qytetar me çdo bindje partiake.”, tha Halilaj.

 

halilaj kukes fitore

Lini një Përgjigje