TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2025, 18:51

Minutat e fundit, PD dhe PS apel qytetarëve të marrin pjesë në votime

Shkruar nga Pamfleti

Minutat e fundit, PD dhe PS apel qytetarëve të marrin pjesë

Teksa na ndajnë 10 minuta nga mbyllja e orarit zyrtar të zgjedhjeve, PD dhe PS u kanë bërë apel qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje.

Nga selia e PS doli Helena Kaçe, e cila ju drejtua më shumë të rinjve. Po ashtu përmendi dhe Vlorn, ku eventi i çiklizmit ka ulur pjesëmarrjen.

Ndërkohë nga PD foli zëdhënësi i fushatës Andi Mustafaj. Edhe ai kërkoi që të merrte pjesë në votim, teksa paralajmëroi dhe ata që kanë intimiduar qytetarët.

Lini një Përgjigje