TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Dhjetor 2025, 07:28

Miratohet "paqja fiskale", PS nuk pyet për ndërkombëtarët; fshihen 1 mld € borxhe

Shkruar nga Pamfleti

Ligji i miratuar parashikon që të gjitha detyrimet e akumuluara deri më 31 dhjetor 2014 të fshihen automatikisht, përjashtuar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Në total, nisma prek rreth 2 miliardë euro detyrime, nga të cilat rreth 1 miliardë euro do të falen plotësisht.

Miratohet "paqja fiskale", PS nuk pyet për
Miratohet "paqja fiskale" me 75 vota pro

Pavarësisht kundërshtive nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Bashkimi Evropian, socialistët i dhanë miratuan me 75 vota pro, 20 kundër dhe 0 abstenim projektligjin “Për Marrëveshjen Fiskale’.

 ‘Paqja Fiskale’ do të jetë në fuqi nga 1 janari 2026 deri në fund të vitit 2028.

Ligji i miratuar parashikon që të gjitha detyrimet e akumuluara deri më 31 dhjetor 2014 të fshihen automatikisht, përjashtuar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Në total, nisma prek rreth 2 miliardë euro detyrime, nga të cilat rreth 1 miliardë euro do të falen plotësisht, pasi i përkasin borxheve me mbi 10 vite vjetërsie, pa llogaritur detyrimet e sigurimeve.

Edhe pse Komisioni i Ekonomisë i dha dritën jeshile propozimit të Erion Braçes që kompanitë që do të përfitojnë nga paqja fiskale duhet të deklarojnë burimin e parave dhe pronarin përfitues, me propozim të Taulant Ballës ky ndryshim u hoq në kuvend.

Borxhi prej janarit të vitit 2015 deri më 31 dhjetor të vitit 2024, arrin në vlerën e 84,4 miliardë lekë ose 844 milionë euro bashkë më gjobat e kamatëvonesat, pa përfshirë sigurimet shoqërore.

Për këto detyrime të kësaj periudhe, do të falet 50% e detyrimit nëse pjesa e mbetur paguhet me një këst brenda qershorit të 2026-ës.

Kur ky kusht nuk realizohet do të falet 25% e borxhit, nëse pjesa e mbetur prej 75% paguhet me këste mujore deri në fund të dhjetorit të vitit 2026. Në të dyja këto raste gjobat dhe kamatëvonesat thuhet në projektligj do të fshihen.

Kategoria tjetër me borxhe nga 1 janari 2020 e deri në fund të dhjetorit 2024, do të përfitojnë falje të gjobave dhe kamatave nëse i paguajnë të gjitha detyrimet tatimore brenda vitit 2026. 

Të gjitha amendamentet e propozuara nga opozita, si dhe deputeti socialist Erion Braçe, u rrëzuan.

Edhe pse Komisioni i Ekonomisë i dha dritën jeshile propozimit të Erion Braçes që kompanitë që do të përfitojnë nga paqja fiskale duhet të deklarojnë burimin e parave dhe pronarin përfitues, me propozim të Taulant Ballës ky ndryshim u hoq në Kuvend.

“Do të votojmë amendamentin e paraqitur nga deputeti Taulant Balla, ku propozohet që neni dy, paragrafi ‘përfitimi nga marrëveshja’, bëhet me verifikimin e burimit të fondeve dhe pronarit përfitues sipas standardeve të Agjencisë së Inteligjencës Financiare, i shtuar nga Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, të hiqet.”, u shpreh Peleshi.

Pas miratimit reagimet ishin të ashpra nga opozita , duke akuzuar qeverinë për favore dhe evazion fiskal.

“I hap autostradën pastrimit të parave nga kanalet e zeza. Siç është parashikuar, të ndryshosh bilancet 3 vite pas dhe të mos ketë asnjë lloj kontrolli, është një kthesë që i bëhet atyre që pastrojnë para. Projektligji thotë se biznesi mund të ndryshojë zërat e bilancit, nëse ndryshimi është me 30%, tatimi 5%. Këtë shqetësim e ka ngritur Komisioni Evropian. Kërkohet mekanizmi parandalues; e ka ngritur edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë. E dëmton konkurrencën. Nuk vepron sistemi i kontrollit. Nuk duhet të kalojë në këtë situatë që është. I hap rrugë një fenomeni shqetësues” – u shpreh Eno Bozdo i PD.

“Thellojnë karakterin e ligjit; i adresohet evazionit fiskal, i jep mundësi atyre që kanë mashtruar shtetin me fitimin, të ardhurat dhe bilancet. Propozimet i bëjnë mirë projektligjit. Një subjekt s’mund të vijë dhe të deklarojë më shumë fitim pas kaq kohësh.” , shtoi Braçe.

Pas rrëzimit të këtyre amendimeve, Jorida Tabaku tha se ligji do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Sot kërkova që ligji për paqen fiskale të tërhiqej. Besojmë se ligji është antikushtetues. Ligji i hap një shteg pastrimit të parave. Cënon konkurrencën. Ligjet më të lobuara. Ka 3 javë që me Ministrinë e Financave kemi debat parimor: kush thotë të vërtetën e kush gënjen. Ministri ka qenë në studio TV duke deklaruar që ligji është i mbështetur nga FMN dhe KE. Vetë KE deklaroi 3 ditë para të kundërtën. Si rezultat i procesit të integrimit s’duhet ta kishit pranuar. I bëj thirrje Presidentit që të mos dekretojë këtë ligj. Nëse kjo ndodh, grupi parlamentar i PD do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese. Niveli i kapjes së shtetit. Ju që qeshni me djersën e bizneseve shqiptare… Po të isha në vendin tuaj do të ulja kokën, meqenëse ngrini kartonët” kundërshtoi tha Tabaku.

“Një amnisti fiskale e fshehur dhe një projektligj i porositur me qëllim pastrimin e parave të pista. Kemi kërkuar të hiqet. Por në këto kushte edhe ju të pranoni dhe të përjashtoni subjektet që janë të përfshirë në hetim apo të dënuar në kushtet e krimit të organizuar apo narkotrafikut. Të përjashtohen kompanitë e individëve që janë në hetim për aktivitete kriminale. Subjektet që janë investitorë strategjikë të përjashtohen.” , tha gjatë fjalës së tij Agron Shehaj.

miratohet \\\\\\\\\\\\\\\\ ps nuk pyet për kundërshtimet ndërkombëtare

Lini një Përgjigje