
Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido akuzoi opozitën për qëndrimet e tyre ndaj emigrantëve shqiptarë dhe komunitetit çam.
Bido u përplas në Kuvend me Berishën, pasi ky i fundit e akuzoi se ka mashtruar lidhur me prejardhjen e ministrit Pirro Vengu.
Socialisti u shpreh se Berisha është fajtor për humbjen e emigrantëve, sidomos në Greqi, pasi sipas tij, Berisha zgjodhi të fliste nën flamurin dhe himnin grek.
“Në këtë rast ju keni pasur humbjen më të tmerrshme të emigrantëve, sidomos atyre në Greqi, pasi vendosët të shkonit atje, të flisnit nën flamurin grek me himnin grek dhe me një person që shteti grek e ka akuzuar si të ishte pjesë e organizatës MAVI që ka vrarë 2 ushtarë shqiptarë.
E meqenëse këto ditë ai ka dalë sërish, të shoh në sy dhe të sfidoj për ligj e për kanun, për atdhe e flamur, çohu dhe kërko ndjesë ndaj shqiptarëve veçanërisht të Çamërisë, të cilët nga përzgjedhjet tuaja personale u akuzuan si të ishin bashkëpunëtorë të nazizmit. Keni sjellë për 3 mandate rresht njerëz me patericë që s’kanë asnjë votë. Keni mbështetur njerëz që cenojnë integritetin territorial të këtij vendi”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje