
Ja historiku i 3 qeverive të Ramës...
Kryeministri Edi Rama ka mbyllur pushimet dhe ka nisur përgatitjet për qeverinë e re. Brenda 10 shtatorit ai duhet të prezantojë ministrat që do të përfaqësojnë qeverinë “Rama 4”, teksa nëpër korridore flitet se mund të kemi zhvillime të forta si në emra ashtu dhe në formën e ministrive.
Por teksa askush nuk e di përveç kryeministrit se si do të jetë qeveria e re, mund të themi se në 3 qeveritë e tjera ka pasur shumë ndryshime vit pas vitit.
Në 2013, Rama erdhi në pushtet edhe falë koalicionit me LSI dhe për këtë arsye në qeveri kishim ministra të propozuar nga Ilir Meta dhe po ashtu ishte një ndër qeveritë më të mëdha, me plot 19 ministra.
Ndërsa në 2017 dhe 2021, Rama e mbajti për vete tepsinë. Qeveria 2013-2017 mund të cilësohet si ndër të parat serioze dhe përfaqësuese pasi kishte emra si: Shkëlqim Cani, Saimir Tahiri, Mimi Kodheli, Ditmir Bushti.
Qeveria ‘Rama 2’ do të kishte 6 ministra më pak se qeveria e parë e tij. Kabineti i ri kishte gjithsej 13 ministri, nga të cilët dy ministra Shteti pa portofol.
Në qeverinë e re u bashkua në një Ministria e Financave me atë të Ekonomisë si dhe Ministria e Energjetikës dhe ajo e Transportit dhe Infrastrukturës. Ministria e Integrimit Europian, Ministria për Inovacionin dhe Administratën Publike, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Zhvillimit Urban dhe Turizmit nga ‘Rama 1’ u shkrinë plotësisht.
Qeveria ‘Rama 3’ pati fillimisht 15 ministri nga të cilat 4 ministra shteti pa portofol, por me ndryshimet rrugës shkuan në 17.
Qeveria “Rama 1”
Zëvendëskryeministër, Niko Peleshi
Ministër i Financave, Shkëlqim Cani
Ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri
Ministre e Mbrojtjes, Mimi Kodheli
Ministër i Jashtëm, Ditmir Bushti
Ministre e Integrimit Europian, Klajda Gjosha
Ministër i Drejtësisë, Nasip Naço (U zëvedësua nga Ylli Manjani)
Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj
Ministër i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri
Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto (U zëvedësua nga Sokol Dervishi)
Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni
Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujërave, Edmond Panariti
Ministër i Shëndetësisë, Ilir Beqja
Ministre e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla
Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj (U zëvendësua nga Blendi Klosi)
Ministre e Kulturës, Mirela Kumbaro
Ministër i Mjedisit, Lefter Koka
Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirian Celibashi
Ministre për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito
Ministër për Çështjet Vendore, Bledar Çuçi
Qeveria “Rama 2”
Zv/kryeministër, Senida Mesi
Ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ( U zëvendësua më pas me Sandër Lleshin)
Ministre e Mbrojtjes, Olta Xhaçka (U zëvendësua më pas nga Niko Peleshi)
Ministre e Drejtësisë, Etilda Gjoni
Ministër i Jashtëm- Ditmir Bushati (U zëvendësua nga Rama, Gent Cakaj nuk u dekretua)
Ministre e Kulturës, Mirela Kumbaro (U zëvendësua më pas nga Elva Margariti)
Ministër i Financave, Ekonomisë dhe Punës, Arben Ahmetaj (U zëvendësua nga Anila Denaj)
Ministre e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Lindita Nikolla (U zëvendësua më pas nga Besa Shahini)
Ministre e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu
Ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri (U zëvendësua më pas nga Belinda Balluku)
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi (U zëvendësua më pas nga Bledi Çuçi)
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi
Ministër për Diasporën, Pandeli Majko
Ministrja e Shtetit për mbrojtjen e sipërmarrjes, Sonila Qato (U zëvendësua më pas nga Eduard Shalsi)
Qeveria ‘Rama 3’
Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave- Arben Ahmetaj
Ministër të Drejtësisë- Ulsi Manja
Ministër i Financave dhe Ekonomisë- Delina Ibrahimi (U zëvendësua më pas nga Ervin Mete dhe Petrit Malaj)
Ministër i Shëndetësisë- Ogerta Manastirliu ( U zëvendësua nga Albana Koçiu)
Ministër i Brendshëm- Bledi Çuçi ( U zëevndësua nga Taulant Balla dhe Ervin Hoxha i fundit)
Ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës- Belinda Balluku
Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme- Olta Xhaçka ( U zëvendësua nga Igli Hasani)
Ministër i Turizmit dhe Mjedisit- Mirela Kumbaro
Ministër i Arsimit dhe Sportit- Evis Kushi (U zëvendësua nga Ogerta Manastirliu)
Ministër i Mbrojtjes- Niko Peleshi (U zëvendësua nga Pirro Vengu)
Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca ( U zëvendësua nga Anila Denaj)
Ministër i Kulturës- Elva Margariti ( U zëvendësua nga Blendi Gonxhe)
Ministër Shteti për Standardet dhe Shërbimet- Milva Ikonomi
Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin- Elisa Spiropali ( U zëvendësua nga Taulant Balla)
Ministër Shteti për Rininë dhe Fëmijët- Bora Muzhaqi
Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes- Edona Bilali ( U zëvendësua nga Delina Ibrahimaj)
U shtuan rrugës
Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin- Adea Pirdeni
Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor- Arbjan Mazniku
Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit- Blendi Gonxhja
/Pamfleti
Lini një Përgjigje