Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, ka mirëpritur në Tiranë kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në kuadër të Samitit Procesit të Berlinit që do të mbahet sot në kryeqytetin shqiptar.
Sipas mediave greke, Mitsotakis pritet të sjellë në samitin e Tiranës dhe çështjen e Fredi Belerit, i cili ndodhet në burg për blerje votash.
Mitsotakis do të kërkojë që Beleri të betohet si kryebashkiaku i Himarës, pasi ai ka përsëritur disa herë se vendet kandidate duhet të respektojnë parimet dhe vlerat europiane bazë.
“Kryeministri e ka bërë të qartë se rasti i Fredi Belerit do të ketë pasoja në marrëdhëniet greko-shqiptare dhe do të ndikojë në vendimet e Greqisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë”, shkruan gazeta Protothema.
Lini një Përgjigje