
Ish-kryeministri Sali Berisha ka replikuar ditën e sotme në sallën e Kuvendit me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Ballën. Në diskutimin për ligjin për studentët e mjekësisë, Balla iu referua Berishës si mjeku varkëtar i Enver Hoxhës.
Gjatë fjalës së tij, Berisha i është përgjigjur duke thënë se nuk e ka vizituar kurrë dhe ‘e kërcënoi’ që të mos e teprojë me deklaratat ose do i nxjerrë një histori që nuk është treguar më parë.
“Parafolës është shpifës i shpërfytyruar. Është një person që përfaqëson këtu klanet më të rrezikshme të vendit. Është një person i cili në dosjet e prokurorisë figurojnë dhjetëra kilometra të tëra telefonatash me vrasës trafikantë, përdhunues etj.
Asnjëherë mos prisni kurrë që kjo rracë e shpifur që ka pushtuar parlamentin të mendojë ndryshe. Tani meqë e përmende atë xhaxhin tënd po ta them, se kam vizituar kurrë se nuk ka kërkuar.
Po vazhdove do tregoj historinë kur sekretari të nxirrte te qershia. Po e teprove ta them. Mos më nxit”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje