TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shkurt 2026, 21:02

Molotovi në protestën e PD, Braçe reagon ashpër: Përpjekje për të vrarë policët në detyrë, drejtësia nuk duhet ta falë!

Shkruar nga Pamfleti
Molotovi në protestën e PD, Braçe reagon ashpër:
Erion Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas protestës së zhvilluar sot para Kuvendit të Republikës, ku u shënuan përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit.

Braçe shkruan se ngjarjet e shënuara nuk mund të konsiderohen më si ushtrim i së drejtës së protestës, duke argumentuar se dhuna dhe sulmet ndaj forcave të rendit e nxjerrin tubimin jashtë çdo kuadri ligjor dhe kushtetues.

Deputeti socialist ka shprehur mbështetje për punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët sipas tij ndodheshin në detyrë për mbrojtjen e institucioneve dhe rendit publik. Braçe ka nënvizuar se policia nuk përfaqëson parti apo interesa politike, por shtetin dhe ligjin.

"Tirana sot, oborri i Kuvendit të Republikës; kjo nuk është më protestë, e garantuar dhe e mbrojtur nga ligji;
këta nuk janë më protestues, në të drejtën e tyre dhe të mbrojtur nga ligji; kjo është përpjekje për të vrarë shërbyes të shtetit. Policë të Shtetit në detyrë! Shihini pamjet! Me provë se kaq nuk ka! Nëse Policia dhe Drejtësia e fal këtë përpjekje për të vrarë, siç është toleruar çdo herë në 12 vite, atëherë kjo është tradhti shumë e madhe ndaj atyre burrave e grave të ndershëm që po mbrojnë shtetin, shtetin e shqiptarëve, as të partive e as të politikanëve!"-shkruan Braçe.

Braçe thekson se goditja e efektivëve të policisë, hedhja e sendeve dhe tentativat për thyerjen e perimetrit të sigurisë janë veprime të dënueshme dhe kërkojnë përgjegjësi ligjore.

Deputeti ka kërkuar që institucionet e drejtësisë të veprojnë mbi bazën e ligjit dhe provave, duke shmangur, sipas tij, çdo tolerim të akteve të dhunshme që cenojnë jetën dhe sigurinë e punonjësve të shtetit.

erion braçe

2 Komente

  1. R
    Roku

    Ky idioti nga shalqiri e lakrat, tani do te merret edhe me politike..

    1. s
      studio

      O PAMFLET keni filluar DHE nuk publikoni te gjitha komentet....LERENI TE VERTETEN TE JETE NUDO ...mos i vishni komenteve kostume politike sipas interesit ....deri tani se keni bere....KY BRACE....ME MIRE TE FLASI PER HESHJEN MAFIOZE TE TURPSHME TE PS...ku sndihet askush per bemat e PORDHISE se tij RILINDJE qe LINDI E VDEKUR POR VJEDH GJALLERISHT....te ALI BABES me 40 BRACEISTE.....PASTAJ TE MBROJE POLICET SOCIALISTE BYTHLEPIRES per nje vend pune ALLEXHINJ ....KU BYTHLEPIRJA KA KOSTOT E VETA te mbrosh PARTINE SHTET PS nen petkun se po mbron SHTETIN...ME GJITH KTO BEMA AJDUTERIE ....duke vjedhur kombin ne emer te PARTISE SHTET PS....qe sulmohet nga policet ne hije HALLEXHINJ qe duan nje vend pune TE PA PUNET E PD ne hije...BYTHELEPIRES PARTIAKE QE PRESIN RADHEN TE MJELIN KOMBIN per perfitim personal ne emer te ish PARTIS SHTET PD....me lojra luftrash teater...por NE NDARJE PERFITIMESH...BERJE LIGJESH PER PERFITIM DYPALESH....por qe ne thelb e verteta dhe loja eshte UNE JAM AJDUT ME I MIRE SE TY dhe vjedh me bukur se ty........KU JANE INTRESAT E SHUMICES KTU QE SDO TE SHOI ASKEND NGA KJO DYSHE LLUMI QE ROJNE NE KURIZ TE SHTETIT DHE AUTOMATIKISHT NE KURIZ TE SHUMICES qe e peson nga kjo loje shterpe mbi kurizin e vet....kte te shohi polici PARTIAK BRACE...DHE MJAFT ME GOGOLIN SALI SE GOGOLI AJDUT RAMA ESHTE I BARAZVLESHFEM me GOGOLI SALI....ka 35 vjet qe mjelin kombin si lope per interesa personale dhe familjare ne krye te PORDHIVE te tyre ....me ushtrite e tyre bythlepirse qe nderojne njeri tjetrin dhe uzurpojne shtetin dhe mjelin kombin si lope vetem duke llapur....AJDUTET MASHTRUSIT dhe ATA QE SDINE te bejne nje ZANAT TJETER me te NDERSHEM meren me POLITIKE shterpe dhe perfitojne ne kurizin e shumices qe sheh teater ka 35 vjet....POLITIKA do MORAL...nese ska moral POLITIKA DEGJENERON NE AJDUTLLIK dhe perfitime PAKICE padrejtesisht....

      Lini një Përgjigje