TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shkurt 2026, 20:46

“Durimi ka një fund”, Berisha mbyll protestën nga selia e PD, njofton tubimin e radhës

Shkruar nga Pamfleti
“Durimi ka një fund”, Berisha mbyll protestën nga selia e
Sali Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha ka mbyllur protestën nga selia e PD.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli përpara mediave nga selia e PD-së pas ndërhyrjes së policisë dhe shpërndarjes së protestuesve.

Berisha akuzoi forcat e policisë për përdorim dhune ndaj qytetarëve që, sipas tij, protestuan në mënyrë paqësore. Ai deklaroi se veprimet e uniformave përbëjnë sjellje kriminale dhe se ato synuan të frikësojnë pjesëmarrësit në protestë.

Sipas Berishës, vetëpërmbajtja e protestuesve nuk duhet parë si shenjë dobësie, por si zgjedhje e ndërgjegjshme për të ndjekur qëllimet e tyre pa përshkallëzim të situatës. Ai theksoi se qytetarët treguan vendosmëri dhe disiplinë përballë presionit të forcave të rendit.

Kreu i PD-së paralajmëroi se provokimet mund të marrin përgjigjen që meritojnë dhe shprehu vlerësim për qytetarët që morën pjesë në protestë dhe ruajtën karakterin paqësor të saj.

Deklarata u bë pas tensioneve të shënuara gjatë përplasjes mes protestuesve dhe policisë, të cilat çuan në ndërhyrjen e forcave të rendit dhe shpërndarjen e turmës.

Berisha njoftoi që tubimi i radhës do të mbahet më 20 shkurt.

sali berisha tubimi i pd

Lini një Përgjigje