TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Dhjetor 2025, 16:56

Arrestimi i Mogherinit, Boçi në Kuvend: Na e tundët Kolegjin e Evropës si sukses!

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Mogherinit, Boçi në Kuvend: Na e tundët Kolegjin e

Deputeti demokrat Luçiano Boçi, gjatë fjalës së tij sot në Kuvend ka mbështetur shqetësimin e ngritur më herët nga deputetja Ina Zhupa, duke theksuar se çështja e arrestimit të një zyrtare të njohur në institucionet europiane si Federica Mogherini përbën një problem për qytetarët.

Nuk është arrestuar thjesht një zyrtare evropiane, por drejtoresha e Kolegjit Europian, që na e keni tundur për vite me radhë si shembull suksesi, edhe pse ka rrëmbyer tokën e universitetit publik të Tiranës,” deklaroi Boçi.

Deputeti demokrat kërkoi sqarime edhe për ndërprerjen e fjalës së kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga drejtuesit e seancës parlamentare. “Pse ia mbyllët mikrofonin Shehajt?”, u shpreh ai.

Në vijim, Boçi u ndal edhe te paketat ekonomike të qeverisë, duke kritikuar ashpër të ashtuquajturën “paqja fiskale”, e cila sipas tij është kundërshtuar edhe nga institucionet europiane për shkak se dëmton drejtpërdrejt financat e familjeve shqiptare.

 “Paqja fiskale prek xhepat e çdo qytetari dhe institucionet europiane e kanë thënë qartë këtë,” u shpreh ai.

Lini një Përgjigje