Aktualitet 8 Qershor 2023, 23:07

“Mund të lërë qelinë brenda 3 ditësh”, Frrok Çupi kritikon SPAK-un: Dështoi me akuzat ndaj Dakos, nuk e di çfarë është flagranca

Shkruar nga Pamfleti

“Mund të lërë qelinë brenda 3 ditësh”,

Arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangush Dako i cili u la në burg nga GJKKO nën akuzën e shpërdorimit të detyrës në dy raste të ndryshme ka sjellë reagime të shumta në skenën politike duke bërë të komentohet edhe si një ‘shfaqje’ nga ana e SPAK.

Gazetari Frrok Çupi tha se akuzat e SPAK-ut ndaj Dakos kanë rënë. Ai tha se duke parë se për çfarë akuzohet, ish kryebashkiaku mund të lërë qelinë brenda 3 ditëve. Ndërsa tha se SPAK ka eliminuar ‘institucionin e flagrancës’ duke mos arrestuar më persona të kapur në momentin e kryerjes së veprës penale.

SPAK-u është emocionuar. Në raportin e fundit që lëshoi SPAK për Vangjush Dakon kishin rënë dy kolonat e akuzës.  Nëse ne këtu dërgojmë padi në SPAK, nuk e shohin me sy ose të kthen përgjigje. Janë njerëzit më të padrejtë që mund të ketë në botë sa kam vërtetuar deri më sot. Po shkelin rëndë deantologjinë e drejtësisë. Kanë shuar institucionin e flagrancës. Nëse drejtësia kudo në botë qoftë e Athinës apo e Londrës, eliminon institucionin e flagrancës nuk është më drejtësi. Sot e kësaj dite nuk kemi asnjë të kapur në flagrancë.  Me ato që kam lexuar, ti e kupton se për 3 ditë do jetë jashtë qelie. Nuk ka ku të rrijë me një gjë ku thuhet se ka firmosur me vonesë”, tha Çupi në "Top Story".

cu[i dako