Politike 6 Shtator 2023, 20:01

Murrizi “godet” ashpër grupin e Bardhit: Takimi i djeshëm hipokrizi, ju afruan Berishës për të siguruar një vend në listat e 2025

Shkruar nga Pamfleti

Murrizi “godet” ashpër grupin e Bardhit: Takimi i djeshëm

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër për takimin e djeshëm mes grupit të Bardhit dhe të Berishës. Murrizi ka mbështetur grupin e Berishës, por ama sa i takon takimit të djeshëm, ka thënë se është e gjitha hipokrizi.

Ai shprehet se grupi i Bardhit u ul në atë tryezë vetëm për interesa, pasi kanë nisur të bëjnë llogaritë për vitin 2025 dhe duan të sigurojnë një vend në listat e deputetit.

Postimi i plotë

Bela e “madhe” me këta njerëz!!!!!!

Edhe vijnë në takim gjoja për tu bashkuar, edhe rrinë sikur ju ka vrarë dikush aty babën!!!

Edhe i binden ftesës së Gazit për takim, pastaj mendojnë me buzë të varura pse erdhëm kot se do i duket vetja Gazit lider!!!

Edhe e dinë që aty do jetë Berisha në tavoline sepse ka shumicën e deputetëve, pastaj ju vjen inat që pse të jetë lajm apo faktor Berisha!!

Edhe e dine fare mire se sa vlerë kanë dhe çfarë përfaqësojnë në politike apo shoqëri, edhe xhelozohen pse nuk janë edhe ata faktorë real në politikë!!!

Edhe duan te duken se janë të gjithë bashkë kundra qeverisë dhe kundra Rames, pastaj dalin nëpër ekrane dhe thonë që nuk njohin si të parë askënd veç vetes së tyre!!!!

Prej dy vitesh nuk kane lënë gjë pa share e pa thënë për njeri-tjetrin, dje rrinin të gjithë bashke pa i kërkuar asnjë ndjese apo falje formale njëri-tjetrit!!!

Pra nga ana figurative donin të thoshin se jemi bashke, por shpirtërisht mendonin që i kanë merituar gjithsecili llumin e sharjeve që ju kanë hedhur mbi fytyrë njëri-tjetrit.

Që ta them TROÇ FARE takimi i djeshëm ishte një hipokrizi artistike teatrore mes njerëzish, që kurrë nuk e duan, nuk e pranojnë, nuk e falin, nuk e besojnë, nuk e vlerësojnë njëri-tjetrin.

Madje nuk do ta teproja fare po të thoja se e URREJNE NJERI TJETRIN NE EKSTREM, por shtiren vetëm për interesa të ngushta personale ku secili ka filluar të bëjë llogaritë e by….. së tij, se si mund te siguroj një karrige të qelbur në 2025, ngaqë ju duk ëmbël si “ vend” pune qënia deputet.

Çdo tentative hipokrite duke u treguar vemje për të treguar se janë bashkë, është shumë më keq se sa qenia të “ndare”, por kurajoz, me dinjitet dhe personalitet si njerëz të lire dhe politikane OPOZITARE REAL me qeverinë

Kush mendon se ju hedh hi syve qytetareve OPOZITARE me nje akt hipokrizie, eshte i qorruar dhe shurdhuar nga te gjitha anet

BESIMI I QYTETAREVE, NUK FITOHET KURRE ME HIPOKRIZI FORMALE

murrizi bardhi