Politike 6 Shtator 2023, 18:33

Lëvizjet e fundit në PD, Çollaku: Bardhi u bashkua me Berishën për inat të Bashës

Shkruar nga Pamfleti

Lëvizjet e fundit në PD, Çollaku: Bardhi u bashkua me

Edhe pse në tryezën e organizuar nga Gazment Bardhi morën pjesë 43 deputetë të opozitës, përplasjet brenda Partisë Demokratike nuk janë shtuar.

Deputetët demokratë Kreshnik Çollaku dhe Edmond Spaho përplasën qëndrimet e tyre në studion e Euronews Albania.

Partia Demokratike zyrtare nuk u bë pjesë e këtij takimi dhe deputeti Kreshnik Çollaku u shpreh se kjo lëvizje është produkt i një inati dhe hatër mbetje mes Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit.

Unë mendoj se kjo bëhet për të nxjerrë inat. Gazi ulet në tavolinën me zotin Berisha për t’i nxjerrë inatin e Lulit. Kjo mund të jetë legjitime në lëvizjet personale, por kurrsesi nuk mund të përcaktojë fatin e opozitës”, tha Çollaku.  

Ndërsa për deputetin tjetër pjesë e rithemelimit, Edmond Spaho mbledhja e 5 shtatorit është fillimi i bashkimit të opozitës.

Çollaku pd bardhi basha