TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Shtator 2023, 19:23

Dokumenti/ PS amniston përfundimisht spiunin Ilir Metaj, ligjet për sigurimsat në politikë në drejtim të paditur

Shkruar nga Pamfleti

Dokumenti/ PS amniston përfundimisht spiunin Ilir Metaj, ligjet për

Ndërhyrja në ligjin e dekriminalizimit dhe në ligjin për partitë politike është shtyrë pa afat nga Kuvendi...

Partia Socialiste ka amnistuar përfundimisht Ilir Metën sa i takon lidhjeve të tij me Sigurimin e Shtetit.

Një vit më parë u trumbetua me të madhe se ai kishte qenë spiun dhe madje u bë ndryshimi ligjit për të deklasifikuar dosjet e Sigurimit. Më pas PS depozitoi disa nisma për të larguar spiunët nga politika. Madje u propozua që ata të mos jenë as kryetarë partie.

Në korrik u futën në axhendë ndryshimet në këto ligje. Por PS i shtyu për në vjeshtë, pasi BE kërkoi që të studioheshin më shumë. Kuvendi ka publikuar kalendarin e ri të punimeve dhe bie në sy se nismat e propozuar nga Taulant Balla janë shtyrë pa afat. Nuk ka një datë se kur do të shqyrtohen.

Projektligjet parashikojnë ndryshime në ligjin “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i njohur si ligji i dekriminalizimit, si dhe në ligjin për partitë politike.

Në rastin e parë parashikohet heqja e mandatit të deputetit për personat që verifikohen nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, AIDSSH, se kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit famëkeq dhe në rastin e dytë, këtyre personave u ndalohet të jenë kryetarë të një partie politike.

Por sipas kalendarit, por edhe sipas informacioneve të “Pamfletit”, këto nisma nuk kanë për tu shqyrtuar ndonjëherë. Duket sikur ka një pazar të fshehtë në mes. Ilir Meta tani nuk përbën kërcënim për Ramën dhe ai nuk e luan. Në momentin që ai do të kthehet në kërcënim, me shumë mundësi do të riaktivizohen ligjet në fjalë. /Pamfleti

Dokumenti/ PS amniston përfundimisht spiunin Ilir Metaj, ligjet për
Kalendari i punimeve të Kuvendit

ps amnisti ilir metaj sigurims politike

Lini një Përgjigje