
Kreu i PD, Sali Berisha ka dhënë një mesazh në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi që luhet mbrëmjen e sotme në “Arena Kombëtare”.
Gjatë një konference për mediat, Berisha i uroi fitoren Kombëtares shqiptare duke u shprehur se do ta ndjekë ndeshje.
Krahas urimit, kreu i demokratve tha se ata që me shpirt e zemër janë me Vuçiçin të mos shkojnë në atë ndeshje.
“I uroj nga zemra sukses dhe fitore Kombëtares sonë, uroj një ndeshje në kulmin e futbollit. Do ta ndjek. Uroj që ata që me shpirt e zemër janë me Vuçiçin të mos shkojnë në atë ndeshje”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje