Politike23 Maj 2023, 20:13

“Ndikoi përçarja brenda PD-së”, Bardhi për dështimin në zgjedhje: Humbëm kohë duke u sharë me njëri-tjetrin

Shkruar nga Pamfleti

“Ndikoi përçarja brenda PD-së”, Bardhi për

Kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi duke komentuar rreth situatës brenda PD-së, ai tha se ky është një moment i vështirë, teksa shtoi se kjo gjendje e bënë më të vështirë sfidën që do të ketë kjo parti në të ardhmen.

Në një intervistë për emisionin “Frontline” në “News24”, Bardhi foli edhe në lidhje me dorëheqjen e Enkelejd Alibeaj nga posti i kryetarit të komanduar të PD. Ai tha se e vlerëson aktin i cili vjen pas një fushate të vështirë të ardhur pas një viti e gjysmë pune të vështirë dhe sulmi të vazhdueshëm nga grupimi i drejtuar nga Sali Berisha.

Bardhi ka renditur edhe arsyet që çuan në një rezultat jo të favorshëm për opozitën në këto zgjedhje, arsye të cilat sipas tij janë makinacionet e përdorura nga mazhoranca dhe lufta e përplasja e ashpër brenda PD.

E kam vlerësuar dorëheqjen e zotit Alibeaj dhe qëndrimin e tij pas zgjedhjeve. Për PD mënyra si hymë në zgjedhje dhe veprimtari në 1 vit e gjysmë sillte një rezultat të pritshëm. Secili nga ne bëri ç’mundi në këtë fushatë të shkurtër. Secili prej nesh që nuk iu bashkua pjesë së drejtuar nga Berisha ishte në një sulm e përbaltje të vazhdueshme që ndikoi. Zgjedhjet treguan që përçarja brenda PD dhe vijimi i të njëjtit model të drejtimit të partisë, sjell një rezultat të tillë. Edhe humbja e “Bashkë Fitojmë” është humbje për çdo opozitar.

Sa kohë kemi humbur duke u marrë me njëri tjetrin kur duhet të punonim bashkë për të prezantuar një alternativë që do votohet pavarësisht mekanizmave të paligjshëm të qeverisë Ka dy arsye që ndikuar në rezultat, makineria shtetërore dhe përplasja e ashpër brenda PD që nuk krijoi frymën e fitores.

Partia ka pasur si drejtues zotin Alibeajn, sikundër ka pasur edhe kryetar të grupit, dinamika parlamentare kërkon që grupi më i madh i opozitës të mos qëndrojë pa një drejtues. Të enjten disa kolegë kërkuan një mbledhje urgjente të grupit dhe aty është diskutuar për plotësimin e vakancës dhe është votuar. Anëtarët prezent kanë qenë të gjithë dakord me emrin tim për të drejtuar grupin”, tha ai.

Bardhi e ka distancuar veten edhe nga retorika dhe deklaratat e zotit Berisha i cili i pyetur për zgjedhjen e tij si drejtues i grupit, tha se nuk njeh asnjë strukturë paralele. Ai u shpreh se ka ardhur koha që të punohet për mbyllur ndasitë dhe përçarjet brenda grupit.

Si kryetar grupi nuk mora detyrën për të thelluar përçarjen. Çdo qytetar e ka të qartë se grupi nuk është strukturë paralele, por grupi zyrtar i PD. Një nga detyrat e mia të para do jetë kontakti për secilin anëtar të grupit, edhe ata që nuk marrin pjesë në mbledhje. Në tërësi ruaj marrëdhënie normale njerëzore me secilin prej tyre. Nuk ka arsye pse të mos kemi një marrëdhënie normale politike. Koha që kemi humbur duke u marrë me njëri tjetrin ka një përqindje të caktuar edhe në rezultatin e zgjedhjeve”, tha ai.

pd bardhi zgjedhjet