TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Janar 2026, 07:30

Ndryshimet në Kodin Penal, revoltohet Bardhi: Me gjeni një vend në BE, ku parkimi dysh dënohet me burg

Shkruar nga Pamfleti
Ndryshimet në Kodin Penal, revoltohet Bardhi: Me gjeni një vend
Gazment Bardhi

Në seancën e djeshme plenare, deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se Shqipëria është i vetmi vend në Europë, ku dënohet me burg parkimi dysh.

“Ne e kemi vepër penale pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit, ku bëhet me qëllim, me çfarëdo lloj mjeti e kemi sot vepër penale në Kodin Penal. Më gjeni një vend të dytë në BE, që parkimin dysh, pra një shkelje administrative, që rregullohet nga një ligj administrativ, e kriminalizojnë. Kush e bën këtë? Këta që kanë dekriminalizuar korrupsionin, pra e quajnë si një gjë normale. Vjedhin 50 milionë euro me një dorë e thonë s’ka ndodhur gjë, pse duhet të shkojë zv.kryeministrja në burg?! 50 milionë euro ka vjedhur ajo! Ama po parkove makinën dysh, të fut në burg ky dhe shefi i këtij.

Nëse parkohet makina dysh në një vend ku ndërtohet kulla, po s’ka një rrugë të re, zihen hapësirat publike, po s’ka një zgjerim rruge në asnjë qytet, kemi mbetur akoma me rrugët dhe me bulevardet që kemi pasur para viteve ’90, dhe ju i thoni qytetarëve, po parkove dysh, ti je kriminel dhe ne të çojmë në burg, ama po vodhe 50 milionë euro ti duhet të vish këtu, të ulesh dhe në karrigen e numrit 2 të qeverisë, të mbash dhe leksion moral për luftën kundër kriminalitetit.”, tha Bardhi.

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar pas 18 orësh në seancë plenare ndryshimet e Kodit Penal.

gazment bardhi kodi penal

2 Komente

  1. M
    Munika

    O Bardhicke, me gjej ne Evrope nje vend qe I lejon te lire kriminelet si ti e si Saliu?

    1. A
      Astrit Ber...

      Mendoj qe te vertetat dhe mendimet e drejta, jane me vlere se jane te verteta dhe jo se nga kush thuhen.Ligji per parkimin dysh , po mos ta degjoja ne foltoren e parlamentit, do ta quaja nje loje me kamer te fshehte, dicka qesharake dhe nje mendim fashist, si nje kazus per te kercenuar qytetaret me burg per hicgje. Mund te kerkohesh dyfishimi i gjobes, mund te hiqeshin piket e patentes ose vete patenta, por te shkohet deri atje sa te kerkohet denim, kete mund ta kerkojne vetem " ufot", ose ata qe se kuptojne se sa kortupsion do te ushqeje ky ligj." Sa me te ashpra te jene ligjet, aq me shume ushqehet korrupsioni, dhe kjo eshte ne dem te secilit prej nesh, cilit do tifozi partiak.

      Lini një Përgjigje