TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Shtator 2023, 16:40

Ndryshimet në qeveri, Rama i dërgon Begajt emrat e ministrave të rinj

Shkruar nga Pamfleti

Ndryshimet në qeveri, Rama i dërgon Begajt emrat e ministrave të

Kryeministri Edi Rama ka dërguar pasditen e sotme në Presidencë emrat e ministrave të rinj për t’i dekretuar.

Mësohet se dekretimi pritet të bëhet pas së shtunës për shkak se presidenti Bajram Begaj ndodhet për një vizitë zyrtare në Kazakistan.

Situata është e paska e paqartë dhe nuk dihen arsyet pse kryeministria nuk i dërgoi menjëherë emrat në presidencë në një kohë kur ka edhe një emergjencë.

Dekretimi i rëndësishëm është ai Ministrit të Jashtëm, pasi ka një afat kohor. Ai më 14 shtator duhet të jetë në New York. Ai duhet të jetë dekretuar, duhet të jetë votuar në parlament dhe duhet betuar në mënyrë që më pas më 14 shtator të shkojë në New York për të drejtuar një mbledhje të Këshillit të Sigurimit ku Shqipëria ka presidencën dhe ishte parashikuar të drejtohej nga Olta Xhaçka.

Në presidencë konfirmojnë se ende nuk kanë shkuar emrat nga qeveria, ndërsa vetë qeveria nuk saktëson arsye pse nuk e ka bërë një të tillë edhe pse Rama kishte premtuar ta kryente brenda ditës së djeshme.

Kush janë ministrat e rinj të qeverisë Rama?

Ervin Mete- ministër i Ekonomisë dhe Financave (Ikën Delina Ibrahimaj)

Igli Hasani- ministër i Jashtëm (Ikën Olta Xhaçka)

Anila Denaj- ministre Bujqësie (Ikën Frida Krifca)

Ogerta Manastirliu- ministre Sporti dhe Arsimi (Ikën Evis Kushi)

Albana Kociu- ministre e Shëndetësisë (Ikën Ogerta Manastirliu) 

Delina Ibrahimaj- ministre për Sipërmarrjen (Ikën Edona Bilai)

Arbi Mazniku- ministër shteti për Pushtetin Vendor (Ministri e re)

 

rama begaj dekretime

Lini një Përgjigje