TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2023, 17:38

“Në 2003 duhej të shkonte në burg”, Ngjela për Celibashin: Atë post që mban e ka prej Ramës

Shkruar nga Pamfleti

“Në 2003 duhej të shkonte në burg”, Ngjela për

Avokati Spartak Ngjela ka akuzuar Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi se ka manipuluar zgjedhjet për kreun e bashkisë së Tiranës në vitin 2003.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Ngjela tha se për manipulimin e zgjedhjeve në 2003, Celibashi duhej të shkonte në burg.

Sipas tij, Celibashi është miku i kryeministrit Edi Rama dhe ky i fundit e ka vendosur në postin që mban aktualisht.

Celibashi, në vitin 2003 duhet të shkonte në burg. Manipuloi në mënyrën më banale zgjedhjet e Tiranës. Me proces verbalet që shkruanin 300 votues, 1000 vota për Edi Ramën. 300 votues, 800 vota për Edi Ramën. Shpëtoi, është miku më i ngushtë i Edi Ramës dhe tani po bën këto broçkullat, sepse do që domosdoshmërish, të mos dalë një person ka lidhje të mira me ambasadoren amerikane.

Shenjat janë që Rama dhe grupi i Ramës ka konflikt të madh me Uashingtonin. Aq më mirë të shpëtojë edhe nga ky. Kjo është arsyeja ime se pse ai bën këto lojëra. Duhet të ishte në burg që në vitin 2003. Një nga veglat kryesore të Ramës, vajti dhe e çoi prapë aty”, tha Ngjela.

 

ngjela celibashi rama

Lini një Përgjigje