Politike18 Maj 2023, 21:40

“Në 2025 jemi ofertë politike”, Agron Duka: PAA e hapur për bashkëpunim edhe me PS-në!

Shkruar nga Pamfleti

“Në 2025 jemi ofertë politike”, Agron Duka: PAA e hapur

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duke ka deklaruar se ai është i hapur për bashkëpunim edhe me Partinë Socialiste, kjo për zgjedhjet e vitit 2025.

Në një intervistë për emisionin “Log” në “Panorama Tv”, ai bëri një analizë për votat që partia që ai drejton mori në zgjedhjet e 14 majit, ku tha se në 2025 PAA është ofertë politike dhe së votat që partia e tij mund të marrë i interesojnë të dyja krahëve të politikës.

Duka u shpreh gjithashtu se partia e tij ka marrë më shumë vota në rang kombëtar sesa Partia Republikane apo PDIU, duke treguar se partia e tij po ngrihet si faktor në politikën shqiptare.

Pjesë nga debati në studio:

Agron Duka: Ndihem i kënaqur me produktin, kemi 1 vit e gjysme që punojmë. Fokusi ka qenë tek këshillat bashkiak. Nuk është rezultat surprizë, numri  i votave me surprizoi 44 mijë vota. Sepse nuk e mendonim. Për këshilltarë prisnim edhe më shumë sepse ka disa që na kanë lënë për shumë pak, psh në Poliçan për një votë se kështu është formula.  Rëndësia qe në donim të krijonim struktura që për faj tonë lamë garën që nga 2016, nuk garuam asnjëherë. Kemi pasur vetëm një garë në Kolonja, për zgjedhje të pjesshme dhe ajo dha frutat e veta morëm dy. Kushdo qoftë koalicioni sigla e PAA dhe ky projekt do asfiksoheshe, kjo është arsyeja që ne garuam vetë.

Pyetje: Si jeni me partitë e tjera të opozitës?

Agron Duka: Jemi shumë para me PR jemi 12 mijë vota para, me PDIU 15 mijë vota para, me të tjerat më poshtë. Ne jemi partia e parë.

Ajo që mua më kënaq është që unë si kryetar partie garoj për herë të parë.  Debati në studioi edhe na lëndonte. Shpesh herë që ne u detyruam për shkak të situatave bëmë kompromis dhe hymë më PD. Kjo të fyente. Unë jam bërë 3 herë deputet, kam marr edhe përkrahje për kryetar bashkie dhe ka rezultuar që kam qenë me vota.  Ti ke dalë me siglën e PD por ne dolëm për situatën.

Në qarkun e Durrësit kemi marrë 3 mandatë 5400 e ca vota, në Krujë 3 mandate 2 mijë e ca vota, në Shijak 940 vota dhe në tërësi bëjnë 9 mijë vota. Ne krijuam struktura përmes këtyre zgjedhjeve. Ne kemi mbështetur Igli Carën në Durrës, dështuam. Ndërsa në qytetet e tjera kemi qenë indiferentë sepse jemi fokusuar te vetja.

Unë gjykoj që në Durrës i marrim prapë 9 mijë vota. Janë mobilizuar shumë. Të dyja krahët e politikë kanë interes që këto vota ti kenë për vete. Pra ne jemi ofertë politike për 2025.

Pyetje: Kur thoni ofertë politike do të thotë që jeni të hapur, edhe me PS?

Agron Duka: Po patjetër, Po pse ca do bëjmë?

duka paa ps