TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Maj 2023, 19:28

“PD do të mbytet nëse bashkohet me Berishën”, Çupi: Duhet një frymë e re në parti, larg berishizmit

Shkruar nga Pamfleti

“PD do të mbytet nëse bashkohet me Berishën”,

Analisti Frrok Çupi e cilësoi si të guximshme deklaratën e Enkelejd Alibeaj, i cili iu përgjigj Sali Berishës lidhur me akuzën se është shpërblyer nga kryeministri Rama me 220 mijë euro.

Në intervistën për “Abc News”, analisti tha se barra e veprave që rëndojnë mbi Sali Berishën po e paguan edhe PD. Mes të tjerash, Çupi shtoi se partia e djathtë duhet t’u tregojë demokratëve se nuk është me Berishën.

Sipas tij nëse PD-ja zyrtare pranon të bashkohet me Berishën, kjo do të sjellë shkatërrimin e saj pasi nuk pranohet as nga SHBA dhe as nga BE.

Alibeaj ka reaguar më në fund. Alibeaj ishte aty edhe të tërët të tjerët por megjithëse e kanë Amerikën me vete përballë Berishës, manifestojnë frikë dhe idera sikur janë të kapur prej Berishës dhe vjen një moment që Alibeaj shprehet i sinqertë. Është e guximshme. PD ka ardhur në pikën që ka brenda agjentura, vrasje, vjedhje, qeverisje të keqe, shkatërrim të Shqipërisë por barra e kësaj vepre të rëndë për Shqipërinë bie mbi Berishën dhe gjithë këtë vepër po e paguan PD. PD duhet të ndahet nga Berisha, duke bindur qytetarin shqiptar se nuk është ajo që kishte Berisha dhe që i shkaktoi trauma të mëdha këtij vendi.

Nëse PD do të bashkohej me Berishën do të thotë se do të mbytet e tërë partia. Deri tani është një dritë e ndezur tek partia legale. Me Berishën është e papranueshme. Nuk e pranon as Amerika, as Evropa dhe as qytetari shqiptar”, tha ai.

frrok cupi berisha pd

Lini një Përgjigje