
Shqipëria Bëhet u largua nga bulevardi për t'i liruar vendin Sali Berishës për protestën e radhës.
Radhë para Kryeministrisë për të protestuar kundër Edi Ramës. Adriatik Lapaj, pas ndërhyrjes së policisë i ka liruar vendin kreu të PD-së, i cili për pak minuta do të mbledhë ‘Foltoren’ si çdo të hënë.
Lapaj, protestën e tij që po e mban prej disa ditësh para Kryeministrisë ta zhvendosë para Kuvendit.
Ndërkohë ‘Foltorja’ e Sali Berishës pritet të nisë në orën 18:00.
Pas 1 jave para Kryeministrisë, Policia e Shtetit ka larguar me forcë Adriatik Lapajn dhe mbështetësit e tij, duke i nxjerrë jashtë perimetrit të sigurisë të caktuar në kuadër të protestës që do të mbajë këtë të hënë Partia Demokratike.
Spostimi nga trotuari para godinës qeveritare, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", shkaktoi përplasje fizike mes protestuesve të partisë "Shqipëria Bëhet" dhe bluve.
Gjatë konfrontimit mbeti i lënduar një nga mbështetësit e Lapajt, të cilin minuta më pas e transportuan me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Pas spostimit me forcë, Lapaj tha se veprimi i policisë tregon bashkëpunimin mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, pasi për protestën e kryedemokratit po sigurohen kushtet për zhvillimin e saj, si lidhja me energjinë elektrike që nevojitet për ndezjen e prozhektorëve, funksionimin e mikrofonit në podium dhe bokseve të zërit.
2 kellira te peshtira Sorrosiane