TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Dhjetor 2025, 17:07

Tubimi i Lapajt para Kryeministrisë, protestuesit përplasen sërish me policinë

Shkruar nga Pamfleti

Tubimi i Lapajt para Kryeministrisë, protestuesit përplasen

Protesta e organizuar nga Adriatik Lapaj, përpara Kryeministrisë, ka nisur me tensione dhe përplasje. Që në momentet e para, situata është përshkallëzuar, teksa protestuesit janë përplasur me kordonin e sigurisë të vendosur nga forcat e policisë.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, protestuesit kanë tentuar të thyejnë gardhin metalik të vendosur para Kryeministrisë, duke sjellë reagimin e menjëhershëm të policisë.

Kjo ka shkaktuar tensione ndërsa forcat e rendit kanë ndërhyrë për të mos lejuar afrimin e protestuesve drejt godinës.

Nga ana e tyre, protestuesit kanë kundërshtuar ndërhyrjen e policisë, duke pretenduar se ndodheshin jashtë perimetrit të rrethuar me gardh dhe se ndërhyrja e forcave të rendit ishte e pajustifikuar.

Kujtojmë se që nga nisja e protestave nga Lapaj, ka pasur përplasje mes policisë dhe protestuesve.

Lini një Përgjigje