TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Dhjetor 2025, 14:45

Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Berisha akuza Shabanit: Ditën hiqej si opozitë, natën flirtonte me Ramën

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Berisha akuza Shabanit: Ditën hiqej
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në një konfernecë për mediat se Rama ka provuar zero tolerancë ndaj parimit të balancës dhe kontrollit të pushteteve. 

Sipas kryedemokratit, Rama është i gatshëm të përmbysë çdo standard institucional për të ruajtur edhe një përqindje minimale pushteti.

Berisha akuzoi mazhorancën se mbajti peng procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit për ta 'grabitur' duke ëmëruar sipas tij një figurë të afërt me qeverinë.

Rikujtojmë se ishin vetë depuetët e PD ata të cilët firmosën për të çuar emrin e Shabanit në votim. 

"Kjo mbledhje grupi është e një rëndësie shumë të veçantë pasi kjo mbledhje shënon do të thosha kthesën historike që duhet të marrë grupi parlamentar i PD në përballje me narkoregjimin.

Zhvillimet e ditëve të fundit faktojnë në mënyrë përfundimtare se është vetëmashtrim të mendosh se në një bashkëpunim minimal mund të realizohen qëllime që i shërbejnë shoqërisë shqiptare.

Çfarë ndodhi?! Edi Rama faktoi dhe provoi zero tolerancën e tij ndaj balancës dhe kontrollit të pushteteve. Edi Rama faktoi dhe provoi se ai është i aftë të përmbysë gjithçka qoftë edhe për një përqindje minimale pushteti që duhet të ndante sic është rasti i Avokatit të Popullit. Rama e mbajti peng dhe më pas e grabiti duke emëruar njeriun e tij. Emëroi një kryetar partie që ditën paraqitej si opozitë dhe natën flirtonte me të", u shpreh Berisha. 

avokati i popullit sali berisha endri shabani

Lini një Përgjigje