Politike17 Maj 2023, 09:10

Në Tiranë iu ul në gjunjë, në Islandë e puthi në ballë: nga buron gjithë kjo "dashuri" e Ramës për kryeministrin e Luksemburgut

Shkruar nga Pamfleti
Në Tiranë iu ul në gjunjë, në Islandë e puthi
Edi Rama dhe Xavier Bettel

Kryeministri Edi Rama dje ka qenë në Islandë, ku do të marrë pjesë në samitin e Këshillit të Evropës. Ai është takuar me të pranishmit dhe gjatë parakalimit para mediave të pranishme është takuar me kryeministrin e Luksemburgut, politikanin evropian që e ka konsideruar një mik të mirë, Xavier Bettel.

Madje, Rama e puth atë në ballë para gjithë mediave botërore që janë të pranishme në Rekjavik dhe do të ndjekin nga afër punimet e Samiti të liderëve të Këshillit të Europës.

Në Tiranë iu ul në gjunjë, në Islandë e puthi
Kryeministri Edi Rama në Rekjavik të Islandës duke puthur homologun e Luksemburgut, Xavier Bettel, 15 Maj 2023

Më 6 dhjetor 2022 Edi Rama iu ul në gjunjë kryeministrit të Luksemburgut Xavier Bettel, pasi e priti në Tiranë, ku u mbajt Samiti i BE-së. Më pas zyra e kryeministrit tha se kjo ishte shaka me homologun e tij nga Luksemburgu, të cilit Rama i ’ktheu reston’ e vizitës zyrtare në Tiranë më 26 gusht, kur, teksa u prit nga Rama, Betel u ngrit në majë të gishtave për të bërë foton. 

Në Tiranë iu ul në gjunjë, në Islandë e puthi
Edi Rama dhe Xavier Bettel në Tiranë gjatë Samitit të BE-Ballkani Perëndimor

Ndërsa 4 muaj më pas Rama priti Bettel në samit dhe u ul në gjunjë si në formë batute për t’i treguar se tashmë nuk ishte Rama më i gjatë, por homologu i tij nga Luksemburgu. Nuk dihet se çfarë shpjegimi do të jepet kësaj radhe për puthjen në ballë, kësaj "kimie" mes dy homologëve kryeministra.

xavier bettel edi rama