Politike19 Nëntor 2023, 20:30

Nesër votohet buxheti, Berisha zbulon prapaskenat: Rama ka urdhëruar gardën dhe RENEA-n për të ndalur opozitën të futet në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti

Nesër votohet buxheti, Berisha zbulon prapaskenat: Rama ka urdhëruar

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj asaj që pritet të ndodhë ditën e nesërme në Kuvend, teksa shprehet se Edi Rama është i tmerruar nga mosbindja civile e deputetëve të opozitës.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Berisha shkruan se forcat speciale të gardës, policisë dhe RENEA-s, pritet të jenë në sallën e seancës plenare, ku do votohet buxheti i vitit 2024, që të ndalojnë ndërhyrjen e deputetëve të opozitës.

Ish kryeministri thekson gjithashtu se opozita është e vendosur betejën për të mbrojtur të drejtat e tyre kushtetuese dhe interesat e popullit opozitar në Parlament.

"Ky është parlamenti i diktaturës së bandave! Edi Rama është i tmerruar nga mosbindja civile e deputetëve të opozitës. Ai ka urdhërua forcat speciale të gardës, policisë, Renean që të shtypin ditën e hënë revoltën e deputetëve të opozitës që protestojnë për të drejtat kushtetuese të popullit opozitar dhe përfaqësuesve të tij në parlament.

Ai nesër ka parashikuar që me forcë, dhunë dhe terror të kalojë në parlament buxhetin e vjedhjes më të madhe dhe gjobave më të rënda për qytetarët në historinë e vendit e të miratojë buxhetin antiligjor, antikushtetues, të Zoom-it dhe mejhaneve. Për të realizuar këtë, ai prej dy ditësh ka urdhëruar prova të përgjithshme të forcave speciale të gardës, Reneas dhe njesive speciale të policisë në sallën e Parlamentit, mjediset tjera, brenda dhe përreth ndërteses dhe oborrin e Parlamentit.

Përfaqësuesit e popullit opozitar nesër në betejën e tyre pa kthim, me guxim, vendosmëri do të mbrojnë fuqishëm dhe të pamposhtur pluralizmin politik, të drejtat e tyre kushtetuese, intersat e popullit opozitar në Parlament! Asgjë nuk mund të mposht opozitën e të drejtave të mohuara në betejën e saj pa kthim deri në fitore", shkruan Berisha.

kuvend berisha rama buxheti