Qeveritë e tjera dukeshin të ngurruara për të bërë deklarata publike, duke i lënë zyrtarët të shprehnin shqetësimet në mënyrë anonime...
Qeveritë e shteteve të ftuara nga presidenti amerikan Donald Trump për t’u bashkuar me iniciativën e tij “Bordi i Paqes”, reaguan me shumë kujdes ndaj kësaj thirrjeje.
Pavarësisht se mes të ftuarve ishin shtete si Franca, Gjermania, Italia, Hungaria, Australia, Jordania, Greqia, Qiproja, Pakistani, Kanadaja, Turqia, Egjipti, Paraguai, Argjentina, Katari, Shqipëria dhe India, vetëm qeveritë e dy vendeve shprehën entuziazëm për ftesën e Trump. Qeveritë e tjera dukeshin të ngurruara për të bërë deklarata publike, duke i lënë zyrtarët të shprehnin shqetësime në mënyrë anonime, kjo edhe për faktin se ky Bord synon të zëvëndësojë OKB-në.
E para ishte Hungaria, udhëheqësi i së cilës është një aleat i ngushtë i Trump, e cila dha një pranim të qartë në përgjigje të ftesës që u është dërguar rreth 60 kombeve.
E dyta, Shqipëria me kryeministrin Edi Rama, i cili pas muajsh heshtjeje dhe frike nga ndonjë ‘ndëshkim’ nga përtej Oqeanit, pa një ‘dritë shprese’ te ajo ftesë dhe nxitoi ta publikonte atë në rrjetet sociale dhe ta shpërndante në mediat pranë tij, para se ta lexonte deri në fund.
Me qeverinë e zhytur në afera korrupsioni dhe me vendin që çdo ditë e më shumë po del se drejtohet nga grupet kriminale, Ramës kjo ftesë e Trump-it i erdhi si një ‘mrekulli nga qielli’ dhe ekzaltimi i tij i dukshëm tregon se kryeministri mendon se mund ta përdorë këtë mundësi për t’u shpëtuar pasojave të veprimeve të tij në katër mandate qeverisëse.
Duke pasur parasysh politikën e Donald Trump se ‘asgjë nuk është falas’, ka vetëm një mundësi se si Rama mund të përfitojë nga kjo ftesë, e cila i erdhi si dhuratë nga miku i tij Tony Blair.
Opsioni është ai për të cilin është folur edhe më parë: Shqipëria mund të ofrohet për të marrë refugjatët palestinezë të Gazës. Kur Trump ideoi shpopullimin e Gazës, Shqipëria ishte mes vendeve të përfolura se mund të strehojë palestinezët e dëbuar.
Baza e dyshimit për këtë ide forcohet kur shikon Planin Kombëtar të Kontigjencës për flukset e përziera migratore për vitet 2026–2028. Ky plan i qeverisë shqiptare parashikon ngritjen e qendrave të emigrantëve në qarqet e Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës, me kapacitete që variojnë nga 100 deri në 410 shtretër secila, së paku 20 qendra. Kjo do të thotë se, në përpjekje për t’u miqësuar me Trump-in, Rama do të jetë i gatshëm ta kthejë vendin në një kamp refugjatësh.
Megjithëse kryeministri Rama, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka hedhur poshtë këtë ide duke e quajtur një gënjeshtër, historia na ka treguar se në vendin tonë lajmi vjen pasi merret vendimi, ashtu si marrëveshja me Italinë.
Ndërkohë që kjo mund të shpjegojë shumëçka për interesat dhe ekzaltimin e Ramës, vendet e tjera evropiane kanë shprehur skepticizëm ndaj gjithë idesë, duke nisur nga mënyra e organizimit, te ideja për të zëvendësuar OKB-në e deri te blerja e anëtarësisë së përhershme përmes 1 miliard dollarëve donacione./Pamfleti
Babaçani duhet tu vjedhë shqiptarëve një miliardë dollarë, në çfarëdo forme, ose të pranojë nja dhjetë mijë palestinezë në Shqipëri në mënyrë permanente. Ose, të falenderojë z. Trump e ta lërë me kaq aventurën diplomatike. Një ndër mijra ftesa nuk të bën të vlefshëm, por të përdorueshëm.
Pse mundoheni me mish e shpirt ne zhvleresimin e kesaj ftese? Nuk mund ta ulni Ramen. Po Berisha me ato $6 milion a beri ndonje gje?
Edi Rama përball Donald Tramp. Nesër kjo meme do ju shpërndahet patronazhistëve me dixhiturën:"Për gjithë skeptikët, e kalova oqeanin dhe u futa brënda Shtëpisë Së Bardhë".