
Ja deklarimi pasuror i çiftit Meta-Kryemadhi në ILDKP që prej vitit 2003...
Zbardhet pasuria e plotë e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. “Pamfleti”, dje nxori deklarimin e kryeministrit Edi Rama që nga viti 2003, ndërsa sot po vijojmë me krerët e PL.
Deklarimet e para në ILDKP datojnë që prej vitit 2003 dhe në këtë vit, Ilir Meta ka deklaruar apartament 2+1 dhe ka pasur në pronësi vetëm 25 për qind të tij. Po ashtu ka deklaruar një banesë në Golem 327 m2 blerë 60 mijë dollarë, të cilat janë marrë kredi në bankë. Por e njëjta banesë 3 vite më pas është shitur 300 mijë euro. Po në vitin 2003 zoti Meta ka deklaruar pagën e tij si deputet dhe si ministër. Viti 2004 dhe 2005 nuk kanë sjellë ndryshime për pasurinë e ish-Presidentit, ndërsa më 2006 janë shtuar të ardhurat e bashkëshortes, zonjës Monika Kryemadhi.
Interesant është fakti se në vitin 2004 u themelua dhe LSI. Në vitin 2006 të ardhurat e Metës dhe Kryemadhit janë shtuar me 300 mijë euro, pasi kanë shitur banesën në Golem. Në vitin 2007, Meta ka deklaruar pagën e tij si deputet, ndërsa Kryemadhi pagën si anëtare të Këshillit Bashkiak. Por Kryemadhi ka deklaruar dhe blerje 500 m2 tokë+200m2 truall me vlerë 5 milionë lekë.
Në vitin 2008, Meta dhe Kryemadhi kanë deklaruar dhe llogaritë e tyre të para në bankë. Po ashtu kanë deklaruar dhe të ardhurat nga puna. E njëjta situatë dhe në vitin 2009. Por në vitin 2010 dhe për koicidencë vit kur LSI ishte në qeveri me PD, pasuria e tyre ka nisur të lëvizë. Meta ka deklaruar apartament banimi 200 metra katrorë te "Rr. Barrikada" me vlerë 400.000 euro, ku është deklaruar se 200 mijë euro janë marrë kredi, ndërsa 200 mijë euro kanë qenë në gjendje cash.
Ka deklaruar pagën si zëvendës-kryeministër dhe ministër Ekonomie, 1.768.385 lekë. Ndërsa Kryemadhi ka deklaruar pagën si sekretare organizative në LSI, pagën si anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë dhe marrjen e një apartamenti banimi 2 kate, me sipërfaqe 317 metra katrorë në fshatin turistik në Gjirin e Lalzit Durrës, me kontratë sipërmarrjeje me "Lura sh.p.k". (Burimi, këmbimi me sipërfaqe ndërtimore 300 metra katrorë, ambiente tregtare, sipas kontratës me firmën Agigos, si përfitues 33 % të sipërfaqes së ndërtimit si pronar trualli).
Pasuria pas vitit 2013
Në vitin 2013, zonja Monika Kryemadhi ka deklaruar se ka përfituar 13 apartamente banimi me sip. totale 1444.8 m2, përfituar nga shtojca e kontratës së sipërmarrjes me "Agi-Kons shpk", për caktimin në natyrë të pjesës takuese. Deri në vitin 2017, zonja Kryemadhi dhe zoti Meta kanë shitur 8 apartamente dhe prej tyre kanë përfituar në total 785.105 mijë euro. Por shitjet kanë vijuar dhe më pas edhe janë mbi 1 mln euro fitime.
Po ashtu bie në sy se për vitin 2017 janë pagur 160 mijë euro për shkollimin e fëmijëve në Britaninë e Madhe. Në vitin 2022, Kryemadhi ka nisur të japë para borxh.
VITI 2003-2017
Apartament 2+1 përfituar nga privatizimi, zotëron 25%
Banesë + verandë+ lulishte në Golem, 327 m2, me vlerë 60 mijë dollarë dhe zotërim 50%. Marrë me hua bankare
Apartament 1⁄4 shitur banesa në Golem, 300 mijë euro
Monika Kryemadhi blerje 500 m2 tokë+200m2 truall, 5 milionë lekë
Apartament banimi 2 kate, 200 metra katrorë te "Rr. Barrikada" 400.000 Euro, me sipërfaqe 317 metra katrorë në fshatin turistik në Gjirin e Lalzit, Durrës me kontratë sipërmarrjeje me "Lura sh.p.k". (Burimi, këmbimi me sipërfaqe ndërtimore 300 metra katrorë, ambiente tregtare, sipas kontratës me firmën "Agi-Kons shpk", si përfitues 33% të sipërfaqes së ndërtimit si pronar trualli)
Kryemadhi, pronare me 100% e 13 apartamenteve të banimit me sip. totale 1444.8 m2, përfituar nga shtojca e kontratës së sipërmarrjes me "Agi-Kons shpk", për caktimin në natyrë të pjesës takuese Kryemadhi, të ardhura nga shitja e apartamentit të banimit, 57.798 euro, Kryemadhi, kontratë shitje e apartamentit të banimit, 64.020 euro, Kryemadhi ka shitur një apartament me sipërfaqe 104.74 m2, në vlerën 60.958 euro, nga të cilat janë arkëtuar 55 503 euro dhe kanë mbetur për t'u arkëtuar nga të tretë 5.455 euro.
Kryemadhi ka shitur apartament me sipërfaqe 166.2 m2, me vlerë shitje, të arkëtuar plotësisht 85.088 euro
Kryemadhi ka shitur apartament banimi me sipërfaqe 108.5 m2, vlera e shitjes, e arkëtuar 57.885 euro
Kryemadhi, shitje apartament banimi, 101 m2, 55.550 euro
Kryemadhi, shitje apartament banimi, 166 m2, 58.806 euro
Kryemadhi, llogari 140 mijë paund pagesë për shkollimin e fëmijëve ose 160 mijë euro
Kryemadhi, gjendja e llogarisë bankare, 56.778 euro
Kryemadhi, gjendja e llogarisë bankare, 2.336.669 lekë
Kryemadhi, gjendja e llogarisë bankare (në emër të fëmijës), 11.038 euro
Gjendja e llogarisë bankare, (në emër të fëmijës), 82.086 lekë
Shtesë në llogari bankare, zoti Meta me vlerë 1.815.082 lekë
Hapur llogari bankare studentore për djalin më 03.09.2016, vlera 43.727 lekë
Llogari bankare shtuar gjatë 2016 me 174.403 euro
Vajza, gjendje llogarie bankare studentore, 50.473 lekë
Kryemadhi, llogari pakësuar 131.053 euro
VITI 2018
Ilir Meta
Shtim i llogarisë në lekë nga të ardhurat nga pagat, 1.319.680 lekë
Llogari dyemërore Besar Metaj dhe Ilir Metaj, 28.409 lekë
Të ardhura neto nga paga në Presidencë, 2.250.183 lekë
Të ardhurat nga dietat jashtë vendit, 6.480 euro
Të ardhura nga dietat jashtë vendit, 2.340 dollarë
Të ardhura në cilësinë e kryetarit të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, 85.000 lekë
Të ardhura nga honoraret për mbledhjet e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, 42.500 lekë
Overd draft, 133.854 lekë
Monika Kryemadhi
Kontratë premtim shitje për apartament me sipërfaqe 76.88 m2 (deklaruar më 2014) me 42284 euro, arkëtuar 38.901 euro
Kontratë premtim shitje për apartament me sipërfaqe 133.7 m2 (deklaruar më 2014) me vlerë 64.103 euro, deri në dhjetor 2018 asnjë arkëtim për këtë kontratë
Llogari në lekë, të ardhura nga paga e Kuvendit të Shqipërisë shtuar me 787.171 lekë.
Pagesë si rrjedhojë e kontratës likuidim i këstit të dytë me vlerë 17864000 lekë konvertuar në 145.000 euro
Llogari bankare e shtuar në euro me vlerë 57.665 euro
Të ardhura nga paga dhe të ardhura të tjera si deputete në Kuvendin e Shqipërisë – 2.238.923 lekë
Overdraft nga banka për VizaCart 2.243.127 lekë
Fëmijët
Llogari bankare dyemërore në emër të Bora Metaj dhe Besar Metaj. Arkëtuar nga nëna Monika Kryemadhi për shpenzime për shkollën – 11.940 paund
Debi në kartën Visa arkëtuar nga nëna Monika Kryemadhi 158.357 lekë
Llogari bankare dyemërore në emër të Bora Metaj dhe Monika Kryemadhit. Përfituar komisione – 8065 lekë
VITI 2019
Paga si President, 2 264 128 lekë, 6420 euro dieta jashtë vendit, 2 220 USD dieta brenda vendit.
Pakësim llogarie bankare, 1 250 800 lekë.
Shtim i llogarisë së përbashkët, Ilir Meta dhe Besar Meta, 1 244 lekë.
Monika Kryemadhi, arkëtim nga shitja e apartamenteve më parë, 8 061 euro, 5267 euro, 12 176 euro, 18 212 euro, 93 404 euro.
Pakësim i llogarive, 80 314 euro dhe 785 589 lekë.
Llogari në paund, 60 001 GBP
Të ardhura nga paga si deputete dhe ish-deputete, 1 393 475 lekë.
Overdraft, 2 231 174 lekë, shlyer 761 euro.
Llogari dyemërore, Bora Meta dhe Kryemadhi, 9 521 lekë.
Pakësim i debitit me kartën Visa, 158 357 lekë.
Vajza Bora, përfituar nga kthimi mbrapsht i një pagese në Universitetin Strathclyde, 2480 GBP.
Vajza Bora, ovedraft 571 724 lekë.
Djali Besari, debit në kartën Visa, 575 047 lekë.
Likuidim i overdraftit nga mamaja, Monika Kryemadhi, 306 001 lekë.
Viti 2020
Vilë në Gjirin e Lalzit (nuk deklarohet vlera)
Apartament banimi në Tiranë 212 m2, me verandë 97 m2 dhe garazh 139 m2.
Apartament banimi 66 m2 në Durrës (nuk deklarohet vlera) 1/3
Apartament banimi në Tiranë 99 m2 (nuk deklarohet vlera) 1/3
Apartament banimi në Tiranë 75 m2 (nuk deklarohet vlera) 1/3
Apartament banimi në Tiranë 69 m2 (nuk deklarohet vlera)
Apartament banimi në Tiranë 103 m2 (nuk deklarohet vlera)
Apartament banimi në Tiranë 94 m2 (nuk deklarohet vlera)
Apartament banimi në Tiranë 93 m2 (nuk deklarohet vlera)
Njësi tregtare 107 m2 (nuk deklarohet vlera)
Njësi tregtare 63 m2 (nuk deklarohet vlera)
Njësi tregtare 172 m2 (nuk deklarohet vlera)
Garazh 318 m2 (nuk deklarohet vlera)
Garazh 17 m2 (nuk deklarohet vlera)
Llogari bankare, 19 752 euro, 140 000 paund, 75 710 lekë, 3 mijë paund
Fëmijët llogari bankare; 11 516 euro, 1 937 euro, 2 395 648 lekë, 3 mijë paund, 351 916 lekë, 50 473 lekë, 3 mijë paund, 976 734 lekë, 2 345 euro, 141 692 lekë.
Ilir Meta llogari bankare; 1 060 057 lekë, 976 734 lekë.
Ilir Meta paga si President: 2 056 000 lekë, dieta 1 200 euro.
Viti 2022
MONIKA KRYEMADHI
Apartament, Sipërfaqja totale e asetit: 92.00 m2; Pjesa takuese: 100 %; Detajet e ndryshimit: Pakësim të vlerës; Vlera: 61,506.00 EUR; Tipi i dokumentit: Kontratë shitjeje
Aseti: Pasuri e paluajtshme; Tipi i pasurisë: Apartament; Tipi i të drejtës: Pronar; Sipërfaqja totale e asetit: 69.00 m2; Pjesa takuese: 100 %; Detajet e ndryshimit: Pakësim të vlerës; vlera: 2,114.00 EUR
Aseti: Pasuri e paluajtshme; Sipërfaqja totale e asetit: 83.70 m2 Pjesa takuese: 100 %; Detajet e ndryshimit: Pakësim të vlerës; Vlera: 60,000.00 EUR; Tipi i dokumentit: Kontratë shitjeje
Aseti: Llogari bankare; Detajet e ndryshimit: Shtuar; Vlera: 82,478.00 ALL; Gjendja deri në datën: 31/12/2022; Burimi i Krijimit: Të ardhura nga paga.
Aseti: Llogari bankare; Detajet e ndryshimit: Shtuar; Vlera: 27,418.00 EUR; Burimi i Krijimit: Të ardhura nga shitja e aseteve, Shuma: 27,418.00 EUR.
Aseti: Llogari bankare; Detajet e ndryshimit: Pakësuar; Vlera: 730.00 GBP; Aseti: Huadhënie; Vlera: 20,000.00 EUR. Burimi i Krijimit: Të ardhura nga shitja e aseteve, Shuma: 20,000.00 EUR
Të ardhura të tjera: Shuma Neto: 928,000.00 ALL; Të ardhura nga paga, Shuma Neto: 1,299,523.00 ALL
Të ardhura nga shitja e pasurive të paluajtshme, Shuma Neto: 67,850.00 EUR
BASHKËSHORTI, ILIR METAJ
Llogari bankare: Detajet e ndryshimit: Shtuar; Vlera: 181,278.00 ALL; Gjendja deri në datën: 31/12/2022
Burimi i Krijimit: Të ardhura nga paga, Shuma: 181,278.00 ALL.
Të ardhura nga paga: Emërtimi: Presidencë. Shuma Neto: 2,035,562.00 ALL
VAJZA, BORA METAJ
Depozitë bankare, Detajet e ndryshimit: Shtuar; Vlera: 185.00 EUR; Burimi i Krijimit: Të ardhura nga interesi, Shuma: 185.00 EUR. /Pamfleti
Lini një Përgjigje