TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2025, 11:05

Ngërçi politik në Kosovë, Presidentja Osmani: Kryetari i Kuvendit duhet zgjidhur sa më e shpejt, është në interes të popullit

Shkruar nga Pamfleti

Ngërçi politik në Kosovë, Presidentja Osmani: Kryetari i

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka komentuar ngërçin politik në Kuvendin e Kosovës nga Tirana ku u shpreh se duhet gjetur një zgjidhje sa më e shpejtë pasi është në interes të popullit.

Osmani tha se populli i Kosovës ka shumë pritshmëri, ndërsa theksoi se Parlamenti duhet të marrë vendime të rëndësishme dhe sipas saj, fakti që nuk është zgjedhur akoma qeveria po humbasin duke mos pasur rezultate.

“Populli kosovar ka shumë pritshmëri. Duhet gjetur patjetër një zgjedhje për të vendosur se kush do të jetë kryetari i Parlamenti dhe kush do të jetë qeveria e zgjedhur. Do të ketë një zgjidhje shumë shpejtë sepse është në interes të popullit. Parlamenti duhet të marrë vendime të rëndësishme dhe po humbasim duke mos pasur rezultate”, u shpreh Osmani.

Lini një Përgjigje