Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka mbërritur në tapetin e kuq në Tiranë, ku po zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Europian, një ngjarje e rëndësishme që mbledh së bashku liderët më të lartë të Europës për të diskutuar çështje kyçe të sigurisë, bashkëpunimit dhe integrimit.
Një nga momentet që tërhoqi vëmendjen e mediave ishte takimi mes presidentit serb dhe kryeministrit Edi Rama. Takimi mes dy liderëve u karakterizua nga një atmosferë e ftohtë dhe e rezervuar.
Pamjet dhe fotot nga momenti i mbërritjes së Vuçiçit treguan një përshëndetje të shkurtër dhe pa shumë entuziazëm mes tij dhe Ramës.
Lini një Përgjigje